Samiti në Tiranë/ Zeka: Kurti ka mbjellë urrejtje ndaj qeverisë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Milaim Zeka përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë ditën e sotme.

Ai u shpreh se mbajtja e Samitit në Tiranë ka një rëndësi historike, pasi nuk ka ndodhur kurrë një aktivitet i tillë në rrafshin diplomatik.

Sa i përket marrëdhënieve mes kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, ai u shpreh se ky i fundit ka mbjellë urrejtje për qeverinë e Ramës.

Sipas tij Kurti duhet të kuptojë se Kosovës i nevojitet Shqipëria dhe nuk ka rëndësi se kush është kryeministri.

“Ka një rëndësi historike, nuk ka ndodhur kurrë një aktivitet i tillë në rrafshin diplomatik. Shqipëria sot duhet të krenohet me pritjen që i është bërë liderëve evropianë.

Marrëdhëniet e tyre nuk janë ngrirë e as shkrirë. Me ardhjen në pushtet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë mbjellë urrejtje për qeverinë e Edi Ramës. Ne ja kemi nevojën Shqipërisë, nuk duhet të jetë e nevojshme për ne nëse është Edi Rama, apo kushdo qoftë. Duhet të respektojmë institucionin.
Për fat të keq në krye të Kosovës kanë ardhur dy politikanë me të shkuar pro-jugosllave. E shkuara e Vjosa Osmanit është e zezë.

Prindërit e bashkëshortit të saj kanë qenë votues të partisë së Millosheviçit. Në anën tjetër Albin Kurti gjithë jetën ka qenë kundër luftës dhe kundër çdo procesi që ka sjellë pavarësinë e Kosovës.

Gjithë historia e tij ka qenë kundërshtim i proceseve që kanë sjellë pavarësinë që kemi sot, ndaj nuk është faji i Ramës, por i Kurtit. Ai duhet të tregonte respekt, ashtu si Abazoviç”, u shpreh ai ndër të tjera./  S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV