“Ishte nxënës i jashtëzakonshëm”/ Lorik Cana i mësoi shqip presidentit Macron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Supriza e mbrëmjes së djeshme, pa dyshim që ishte dollia që presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti në gjuhën shqipe për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Por, kush i kishte mësuar Macronit që të fliste shqip?

Ka qenë pikërisht ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, i cili është edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri mbrëmjen e së hënës. Gazetari Blendi Fevziu përmes një video krah ish-futbollistit ka zbuluar se ky i fundit ka qenë ai që ia ka shkruajtur Macronit përshëndetjen në gjuhën shqipe.

Loriku ka treguar se Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, pasi iu desh vetëm tre herë ta lexonte për ta mësuar.

Blendi Fevziu: Por kush ia përktheu fjalët nga fërngjishtja në shqip dhe kush e mësoi se si të të thoshte apo ti artikulonte këto fraza? Ishte Lorik Cana që ia ka shkruajtur. Lorik udhëtove me avionin e presidentit Macron?

Lorik Cana: Po udhëtova me të, një eksperiencë e jashtëzakonshme, një ftesë e ardhur nga presidenti vetë për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshme, i duhej dy tre herë ta lexonte edhe.

Ndër të tjera, Cana tregoi se gjatë udhëtimit nga Franca në Shqipëri, ai diskutoi me Macronin për rrugëtimin e tij, ngjarjet në veri të Kosovës, gjithashtu presidenti francez ishte kurioz edhe për historinë e gjuhës shqipe, të cilën ish-futbollisti ia rrëfeu me plot krenari./   S.M

Të fundit

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Lajme të tjera

Web TV