Çmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas luftës në Ukrainë, vendet e Bashkimit Europian u përballën me rritje të inflacionit, në nivele rekord.

Inflacioni mesatar në BE ishte 9.2% vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri, çmimet u rritën mesatarisht me 6.7% vitin e kaluar.  Me zbutjen e efekteve të luftës në Europë, çmimet po bien me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Në muajin shtator, inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat në vendin tonë shënoi 4.9%, një nivel i njëjtë si në BE.

Ndërsa në muajin shkurt, inflacioni i harmonizuar në Shqipëri ishte 6.8%, ndërsa në BE, 9.9%. Në muajt në vijim, çmimet në vendet e BE-së u ulën me shpejtësi, ndërsa në Shqipëri, tkurrja ishte shumë më e ngadaltë, çka bëri që në shtator, treguesit të barazohen.

Rritja e çmimeve në Shqipëri po bëhet e qëndrueshme, pasi përbërësi kryesor i inflacionit janë çmimet e ushqimeve, ndërsa në Europë, rritja e çmimeve u shkaktua nga energjia. Në anën tjetër, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të totalit për ushqime, nga 13% që ëhstë mesatarja e Bashkimit Europian.

Matjet që burojnë nga metoda e Eurostat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 8,4% në vend vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,5%, “Shërbimi arsimor” me 4,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,6%, “Komunikimi” me 1,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%.  Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,9%.

Në muajin shtator, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8%.

Lexo edhe :  Zgjedhjet, ky është parashikimi i "Fjala.al" për shpërndarjen e mandateve

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 3,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, Transporti” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%.

Nga vendet e BE, rritja më e madhe e çmimeve ishte në Hungari me 12% në shtator, e ndjekur nga Rumania dhe Sllovakia me rreth 8% secila. Në krahun tjetër Holanda kishte inflacion afër zeros në shtator, e ndjekur nga Danimarka dhe Belgjika të ciklat kishin inflacion më pak se 1%.

Në Shqipëri grupi i ushqimeve përgjatë gjithë vitit u rrit me ritme dy herë më të larta se mesatarja e çmimeve.

Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, e kombinuar me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimaterike kanë krijuar kushtet për normalitet të  ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale.

Operatorët që nga prodhimi, tregtia dhe eksporti pohojnë se çmimet e perimeve, zarzavateve, frutave, produkteve blegtorale të bulmetit, mishit etj nuk do të njohin kthim pas, përkundrazi të dhënat tregojnë për një rritje të mëtejshme.

Edhe treguesi normal i inflacionit, rezultoi me rritje në shtator, në 4.1, nga 4% në gusht./MONITOR  /   S.M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV