DETAJET/ Atentat ndaj 21-vjeçarit në Tiranë persona të maskuar qëllojnë me armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.

21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga mediat, i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./I.S

Të fundit

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV