Taylor Swift arrin suksesin e madh, filmi i koncertit të saj thyen rekorde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premiera e koncertit Eras të Taylor Swift ka vendosur rekorde të reja në arkë.

Sipas CNN, kantautorja ka filmin koncert me fitimin më të madh brenda vendit. Eras solli 96 milionë dollarë brenda vendit, si dhe 32 milionë dollarë shtesë në nivel ndërkombëtar. Filmi tejkaloi rekordin e mbajtur më parë nga “Never Say Never” i Justin Bieber, i cili u publikua në vitin 2011 dhe solli një total prej 73 milionë dollarësh.

Projekti gati tre-orësh u drejtua nga Sam Wrench dhe u filmua gjatë tre netëve të Swift në stadiumin SoFi në Los Anxhelos. Vetë artistja befasoi fansat në The Grove në Los Angeles javën e kaluar, duke shfaqur premierë filmin me miqtë e saj të famshëm në audiencë.

Muajin e kaluar, një ditë pasi Taylor shpalli filmin e saj të koncertit, AMC zbuloi se shitja e biletave arriti në 26 milionë dollarë, duke thyer rekordin e shitjeve për një titull të vetëm në një ditë të mbajtur më parë nga Spider-Man: No Way Home me 16.9 milionë dollarë.

Eras Tour është turneu i gjashtë i koncerteve të Swift, dhe më i suksesshmi i karrierës së saj deri më tani. Ai filloi më 17 mars në Stadiumin State Farm në Glendale, Arizona dhe vazhdoi deri më 9 gusht, duke përfunduar me 6 netë në stadiumin SoFi në Los Anxhelos. Eras Tour do të përfundojë më 23 nëntor 2024, me 6 shfaqje në Rogers Center në Toronto, Kanada./E.Ç

Të fundit

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin...

Situata me zjarret në vend/ Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë:...

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Lajme të tjera

Web TV