Testohet me sukses makina me energji diellore në Marok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup studentësh nga Universiteti Teknik i Eindhoven në Holandë ka përfunduar me sukses testimin e kësaj makine që funksionon me energji diellore.

Quhet ‘Stella Terra’ dhe ka udhëtuar nëpër terrenet më të vështira të Marokut.

Nga shtretërit e lumenjve të thatë, pyjet e dendura, shtigjet malore dhe deri tek rëra e shkretëtirës ky mjet nxjerr në pah potencialin e teknologjisë më të fundit.

“Stella Terra është një makinë mjaft e fortë e cila udhëton jo vetëm në rrugë të asfaltuara, por edhe në terrene të vështira. Në një ditë me diell, Stella Terra mund të përshkojë 630 kilometra, ka një shpejtësi maksimale prej 135 kilometra në orë dhe peshon vetëm 1200 kilogramë”.

Makina me dy vende shfrytëzon energjinë diellore përmes paneleve të çatisë.

Këto i japin atij energjinë e nevojshme që i duhet makinës për të lëvizur.

“Ne duam të jemi 5 deri në 10 vjet përpara tregut. Me Stella Terra ne duam të demonstrojmë se çfarë është e mundur drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, duam të frymëzojmë kompanitë, studentët, të gjithë.”

Sfida më e madhe për kompanitë që kërkojnë të ndërtojnë makina që funksionojnë me energji diellore është sipërfaqja e kufizuar në të cilën mund të vendosen panelet.

Panele me efikasitet të lartë të mjaftueshme për të fuqizuar automjetet në një distancë të gjatë janë të shtrenjta për t’u prodhuar./  S.M

Të fundit

Kosovë, vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar...

Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

Gara për titull në kampionatin Italian vijon të jetë emocionuese, me Napolin që është vetëm 3 përballje larg fitimit të trofeut, ndërsa po ruan...

Laç/ Pasi ‘fërkuan’ pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç. Klevis Ndreca ka qenë në...

Trazirat në Champions ndaj Arsenalit, UEFA gjobit Real Madridin

Organi i Kontrollit, i Etikës dhe i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Real Madridin me 15,000 euro për sjelljet raciste të tifozëve të tij...

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë. Rio ofron plazhe si Copacabana,...

Lajme të tjera

Web TV