Barcelona rrit të ardhurat vjetore, por borxhi neto mbetet plot 500 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitimet neto janë 304 milionë euro, por për Barcelonën shifrat ende nuk rrezatojnë dritë në fund të tunelit. Në buxhetin 2022-2023, të paraqitur nga klubi katalanas, kishte një bilanc më të mirë se sa pritej, sikurse shpjegoi Eduard Romeu, nënkryetar i zonës ekonomike, i cili lejoi një ulje të borxhit neto nga gati 700 në 552 milionë euro.

“Por ka ende shumë punë për të bërë, për ta sjellë borxhin në një nivel të qëndrueshëm”, – shpjegoi menaxheri i klubit blaugrana.

Me një shpenzim total prej 1.165 miliardë euro dhe të ardhura prej 1.259 miliardë euro, Blaugranët kanë përmirësuar pak gjendjen e financave të tyre, edhe për shkak se ka pasur një përmirësim 43% në fushën tregtare, me fitime prej 350 milionë euro.

Kjo, edhe falë “potencialit shumë të lartë të markës së Barcelonës”, fakt i cili ndihet mbi të gjitha në “merchandising” dhe shitjen e biletave të stadiumit e muzeut, nënvizoi Romeu. Pikat e dhimbshme, si në shumë klube të tjera, kanë të bëjnë për shembull me zërin e pagave. Ato “peshojnë” 676 milionë euro, rreth 60% e totalit të shpenzimeve të Barçës./e.t

Të fundit

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Lajme të tjera

Web TV