Çmimet e larta, kontratat PPP dhe fatkeqësitë natyrore rrezikojnë perspektivën ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë shihen si një rrezik i rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit dhe uljen e varfërisë në Shqipëri, lajmëroi sot Banka Botërore nëpërmjet raportit të rregullt rajonal “Drejt rritjes së Qëndrueshme”, në të cilin u vlerësuan si rreziqe potenciale për perspektiven e kontratat koncesionarë PPP dhe fatkeqësitë natyrore.

Banka analizoi se çmimet e larta ndikojnë negativisht në të ardhurat reale të disponueshme dhe ngadalësojnë uljen e varfërisë dhe potencialisht kufizojnë hapësirën fiskale.

Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në Europë dhe shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare në vitet në vijim.

Ndërsa si rreziqe të brendshme potenciale konsiderohen fatkeqësitë natyrore, partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore, si dhe rreziqet fiskale që rrjedhin nga një sektor energjetik i bazuar në hidrocentrale, të cilat varen kryesisht nga ndryshimet në kushtet hidrologjike.

Në kontekstin e shtrëngimit të kushteve financiare në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kufizuar ekonomike në Europë, rritja e PBB-së pritet të ngadalësohet në 3.6 për qind në vitin 2023.

Megjithatë, rritja e sektorëve të turizmit dhe ndërtimit pritet të nxisë eksportet, konsumin dhe rritjen e investimeve me ritme të ngjashme me periudhën para pandemisë, referoi BB, në pjesën për Shqipërinë.

Kontributi i përgjithshëm i investimeve në rritjen ekonomike pritet të ngadalësohet, për shkak të efektit të bazës shumë të lartë krahasuese dhe përfundimit të programeve për rindërtimin pas tërmetit.

Norma e inflacionit parashikohet të fillojë të kthehet në objektivin prej 3 për qind në vitin 2024. Bilanci primar pritet të arrijë në 0.1 për qind të PBB-së në vitin 2023 dhe të qëndrojë pozitiv në përputhje me rregullin fiskal. Në anën e shpenzimeve pritet konsolidim fiskal. Për të ardhurat, qeveria planifikon të prezantojë masa të mëtejshme të politikës tatimore, siç parashikohet në Strategjinë Afatmesme për të Ardhurat.

Lexo edhe :  SHIFRAT për çdo zonë / Tjetër rritje e çmimeve të banesave në Tiranë

Borxhi publik pritet të vijojë rënien gjatë periudhës afatmesme, si rezultat i rritjes më të lartë nominale dhe përmirësimit gradual të bilancit primar. Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, rreziqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta.

Pozicioni fiskal i qeverisë u përmirësua në gjysmën e parë të vitit 2023. Qeveria shënoi një suficit të lartë si rezultat i rritjes së fortë të të ardhurave dhe shpenzimeve më të ulëta.

 

Të ardhurat nga grantet dhanë kontributin më të lartë në rritjen e totalit të të ardhurave (14.5 për qind në terma vjetorë, për shkak të disbursimeve të BE-së), të ndjekura nga të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, duke reflektuar rritjen e pagës minimale të detyrueshme.

Rritja e shpenzimeve ishte relativisht e vogël me 3.4 për qind (në terma vjetorë), por ritmi i rritjes pritet të përshpejtohet gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023 për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale. Me një deficit të parashikuar prej 2.5 për qind të PBB-së në vitin 2023, borxhi publik pritet të arrijë në 63.4 për qind të PBBsë në vitin 2023, nga 65.1 për qind e PBBsë në vitin 2022. MONITOR/   S.M

Të fundit

Michelle Obama lançon podcastin e ri me vëllain: Biseda mbi martesën dhe divorcin

Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, do të hapet mbi jetën dhe martesën e saj me ish-Presidentin Barack Obama në...

Tension te Liverpool, Salah e Alexander-Arnold sherr në stërvitje

Situatë e tensionuar te Liverpuli, ku Mohamed Salah dhe Trent Aleksandër-Arnorld u përleshën fizikisht në stërvitje. Ylli egjiptian i kërkoi shokut të ekipit “të...

“Ka lezet, ha darkë me 15 euro”/ Jeta në Shqipëri për një pensionist italian

Shqipëria duket se nuk është më një vend i paragjykuar nga vendet e huaja dhe këtë gjë e tregojnë dhe shifrat e viteve të...

Greqi, punonjësit e mediave nisin grevën

Me thirrjen e Unionit të Punonjësve të Medias në Greqi (ESHEA) të gjithë punonjësit e mediave shkuan në një grevë 24-orëshe. Në kuadër të grevës...

Çfarë do të ndodhë me kampet italiane në Shqipëri

Komisioni Evropian prezantoi të martën një rregullore të re që, nëse miratohet, do t’u mundësojë vendeve anëtare të transferojnë azilkërkuesit e refuzuar në vendet...

Lajme të tjera

Web TV