Jo vetëm aktore, Sharon Stone hap ekspozitën e saj të parë të pikturave në Connecticut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë pandemisë, një mik i dërgoi Sharon Stone një set pikture, një dhuratë që e çoi atë në një faqe të re të shprehjes krijuese. Nga ai moment piktura është bërë një formë jetike e shprehjes për Stone.

SHBA-E njohur për rolet e aktrimit në filma si Casino dhe Basic Instinct , Stone ka zbuluar një dashuri për pikturën dhe ka nisur një ekspozitë të re të pikturave të saj gjigante në Galerinë C. Parker në Greenwich, Connecticut, shkruan CNN.

Ekspozita me 19 piktura, “Sharon Stone: Mirësevini në kopshtin tim” do të jetë e hapur deri më 3 dhjetor dhe kjo është hera e parë që veprat e saj të artit ekspozohen jashtë Los Anxhelosit.

Stone fillimisht filloi të pikturonte si fëmijë, e mësuar nga tezja e saj Vonne, e cila ishte artiste dhe kishte mbushur shtëpinë e familjes me murale. Ajo studioi shkurtimisht art në Universitetin Edinboro në shtetin e saj të lindjes në Pensilvani përpara se të linte shkollën për të filluar modelimin dhe aktrimin në fund të viteve 1970. Gjatë pandemisë, një mik i dërgoi Sharon Stone një set pikture, një dhuratë që e çoi atë në një faqe të re të shprehjes krijuese. Nga ai moment piktura është bërë një formë jetike e shprehjes për Stone.

“Më pëlqejnë pikturat e mëdha. Më pëlqen të vizatoj, më zhbllokon më ve në lëvizje. Ekspozitën time të parë e quajta “Refuzimi”, sepse fillova të kuptoj se duke pikturuar dëbova gjithë shtypjen që ndjeja,“-u shpreh Stone./I.S

Të fundit

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz...

Dinamo fiton me përmbysje, një hap drejt kualifikimit

Dinamo, pas 15 vitesh mungesë në Europë, triumfoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Andorrës, ndaj Atletic D’Escaldes. Vendasit kaluan të parët në avantazh...

Kush është “Messi i Greqisë” që po transferohet në Gjermani për 18 mln euro?

Sipas gazetës gjermane Bild, Stuttgart po transferon 22-vjeçarin Giannis Konstantelias nga PAOK. Ai quhet "Messi grek" dhe për të klubi gjerman ka ofruar 18 mln euro...

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në sedilje, duke përfunduar në bagazhet...

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë...

Lajme të tjera

Web TV