Aktori Burt Young ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai u bë i njohur, përkrah Sylvester Stallone. Pas aktrimit, bëri emër si piktor dhe ekspozoi punën e tij në galeri në mbarë botën.
Aktori Burt Young, i njohur më së shumti për rolin e Paulie Pennino në filmat Rocky, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Young mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë dytësor në 1977 për rolin e tij si miku dhe kunati i ardhshëm i boksierit Rocky, të luajtur nga Sylvester Stallone.
Stallone i bëri homazhe Young në rrjetet sociale, duke e quajtur atë një “njeri dhe artist të jashtëzakonshëm”./e.t