Krahu i dëmtuar nuk e ndal/ Korreshi ngjitet mbi karriget e ministrave në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Saimir Korreshi vendosi të sfidonte veten përtej politkës, duke marrë pjesë në spektaklin “Dancing With The Stars” në Top Channel.

Ai bërë një paraqitje fantastike në hapjen e spektaklit, ku u paraqit me një kërcim “Quickstep” me partneren e tij, balerinën Livia. Megjithatë, kjo eksperiencë e tij u mbyll shpejt, pasi ai theu krahun gjatë provave, duke u detyruar të tërhiqej nga garta.

Tashmë me krahun e fashuar ai i është përkushtuar detyrës së tij si deputet, teksa sot është shfaqur në Kuvend. Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga kaosi pasi opozita ka bllokuar sallën, duke kthyer përmbys karriget.

Korreshi shihet teksa ndodhet i hipur mbi karriget e minsitrave dhe qesh me situatën e krijuar.

Më herët, në një intervistë, Korreshi zbuloi më shumë rreth incidentit që i lëndoi edhe krahun.

“Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim”- tha deputeti.

Teksa u pyet nëse do të vazhdojë sërish garën për të fituar çmimin e madh, konkurenti ëhstë shprehur se ka pësuar një lëndim shumë sëerioz pasi ai ka thyer kockën e krahut.

“Është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin”- u shpreh Korreshi./   S,M

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV