Nuk justifikoi pasurinë, merret vendimi për prokurorin e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 18 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Basha.

Vendimi për Bashën u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.

Në seancën dëgjimore më 13 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se prokurori Kujtim Bashaj ishte gjetur me një bilanc negativ prej 12 milionë lekësh, ndërsa ngriti dyshime mbi një seri huash dhe kredish të marra për të shlyer njëra -tjetrën.

Bashaj kundërshtoi gjetjet dhe i cilësoi këto anomali, por këmbënguli se nuk kishte bërë asnjë gabim.

Kujtim Bashaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Kurbinit.

Në vitin 2007, Bashaj u transferua në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa prej vitit 2012 e deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës./   S.M

Të fundit

E shtunë me diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak gjatë orëve të para të ditës do të...

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë. Sipas...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Lajme të tjera

Web TV