I dha fund martesës 10-vjeçare, Kryeministrja e Italisë, lidhje dashurie me një deputet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se ishte ndarë nga partneri i saj Andrea Giambruno, i cili punon si gazetar televiziv, e që javët e fundit është kritikuar për komente seksiste.

Muajin e kaluar zonja Meloni u tha gazetarëve se ajo nuk duhet të gjykohet për komentet e partnerit të saj dhe në të ardhmen nuk kishte ndërmend t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me sjelljen e tij.

Ndarja vjen ndërsa kryeministrja 46-vjeçare feston vitin e saj të parë në detyrë, në krye të një qeverie koalicioni të krahut të djathtë, që mbrotjen e familjes tradicionale, e ka një nga shenjat dalluese të politikës së saj.

Së fundmi një portal i drejtuar nga personazhi i njohur i skupeve Fabrizio Corona ka shkruar se Meloni ka pasur një lidhje sekrete dashurie.

“Po sikur zemra e Giorgia Melonit të ishte e zënë tashmë? Një emër vjen nga Siçilia. Meloni ka disa kohë që është në një lidhje me Manlio Messina”, shkruan portali i ish-mbretit të paparacëve.

Por Manlio Messina, deputet i Fratelli d’Italia, mohoi lajmin. “Nga faqja e tij e internetit mësoj për një lidhje të supozuar timen me Giorgia Meloni, e cila sot njoftoi ndarjen nga partneri i saj Andrea Giambruno. E telefonova drejtpërdrejt vetë Corona-n, pasi e njoha prej shumë vitesh, dhe ai konfirmoi se lajmi është i rremë, por se i shërben vetëm për të rritur klikimet faqes së tij të re. Ky është Fabrizio Corona”, tha ai./e.t

Të fundit

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Lajme të tjera

Web TV