Meryl Streep divorcohet, zbulohet se aktorja ka 6 vjet e ndarë nga bashkëshorti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, po jetojnë të ndarë, konfirmuan burime për Page Six të premten.

Aktorja fituese e çmimeve, 74 vjeç, dhe skulptori, 76 vjeç, janë ndarë prej më shumë se gjashtë vitesh.

Në një deklaratë ekskluzive, një përfaqësues i yllit të dashur konfirmoi deklaratën e saj duke thënë: “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë prej 6 vitesh, por ata kujdesen shumë për njëri-tjetrin dhe kanë zgjedhur të jetojnë jetë të ndara”.

Lajmi mund të jetë tronditës, pasi aktorja u pa të premten në ndarjen e çmimeve ‘Princesa de Asturias 2023’ e veshur me unazën e martesës. Megjithatë, paraqitja e fundit publike e çiftit ishte në Oscars 2018.

Çifti ka katër fëmijë së bashku, kompozitorin Henry Wolfe, 43 vjeç dhe aktoret Mamie Gummer, 40 dhe Grace 37 vjec dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç, të cilët u rritën në Connnecticut.

Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa. Djali i tyre, Henri, ka dy fëmijë me gruan e tij, ndërsa Mamie ka dy fëmijë me burrin e saj. Ndërkohë, Grace së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin dhe producentin e famshëm Mark Ronson. Sa i përket Louisa-s, ajo njihet më së shumti për rolin e saj kryesor në spektaklin e HBO, ‘The Gilded Age’.

Meryl Streep, husband Don Gummer have been separated for ‘more than 6 years’: ‘They will always care for each other’ https://t.co/5p7jJY7TP7 pic.twitter.com/URC76vUV73

— Page Six (@PageSix) October 21, 2023

Së bashku me fermën e tyre në Connecticut, çifti kishte një apartament të gjerë në Tribeca, Nju Jork, të cilin e shitën për 15.8 milionë dollarë në janar 2020. Më pas Streep bleu një shtëpi prej 4 milionë dollarësh në Pasadena, Kaliforni në korrik 2020.

Lexo edhe :  Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

Streep dhe Gummer u njohën nëpermjet vëllait të saj Harry në vitin 1978. Në atë kohë, aktorja ishte në pikëllim për humbjen e mikut të saj të ndjerë dhe bashkë-yllit të “Der Hunter”, Jon Casal, i cili kishte vdekur nga kanceri në mushkëri atë vit. Çifti u martua në të njëjtin vit dhe që atëherë e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg medias.

Kur u pyet për sekretin e martesës së saj afatgjatë, Streep i tha Vogue në 2002: Vullneti i mirë dhe gatishmëria për kompromis – dhe të dish se si t’i bësh gjërat. Nuk ka ‘hartë’ se si të rrisësh një familje. Është gjithmonë një negociatë e madhe. Por unë kam një nevojë holistike për të punuar dhe për të pasur lidhje të mëdha dashurie në jetën time”, kishte thënë Streep./E.T

Të fundit

Parashikimi i “The Economist”: Amerika, drejt një tronditjeje të fuqishme ekonomike

Arsyet pse efektet e politikës agresive tarifore të Donald Trump nuk janë reflektuar ende plotësisht në treguesit ekonomikë të...

Kandidatja Julinda Dhamo: Në Tiranë synojmë deri në 20 mandate

Për kandidaten e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, PS në Tiranë synon që të marr deri në 20...

Rama ironizon opozitën nga Berati: Ju kujtohet çfarë keni hequr nga një parti e re…

Në takimin e tij me qytetarët e Beratit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat...

“Le Monde”: Tiranën e duan të gjithë arkitektët, kjo ndodh nga aftësia e Ramës

“Le Monde” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të Shqipërisë, duke e cilësuar Tiranën si terren të dëshiruar për arkitektët nga e gjithë bota. “Kryeqyteti...

Kontrata 6 milionë dollarë në SHBA, Berisha: Nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me një kompani amerikane me...

Lajme të tjera

Web TV