Vetëm 32 vjeç, humb jetën në mënyrë misterioze punonjësja e Bashkisë (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjëse e Bashkisë së Krujës, 32-vjeçarja Anisa Boja, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetari i Bashkisë, Artur Bushi, i cili shpreh ngushëllimet për familjen.

“Shumë i keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjëses e koleges Anisa Boja, e cila për sa ishte mes nesh në Bashkinë Krujë, dallohej për nga angazhimi e serioziteti në punë, aftësia dhe mirësia për t’i shërbyer komunitetit.  Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! U prehtë në paqe!”, shkruan kryetari i bashkisë.

Edhe një drejtor kabineti në bashkinë e Krujës, Muhamet Deliu, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta para kohe të punonjëses, ndërsa thekon se vdekja e saj mbetet enigramatike.

“Ajo u largua krejt papritmas, kur askush nuk do ta besonte që një njeri si ajo, një vajzë e përmbajtur, me personalitet të formuar dhe dinjitoze , do të largohej nga kjo jetë krejt papritmas dhe në mënyrë misterioze”, shkruan ndër të tjera ai.

Statusi i plotë:

HOMAZH

PER ANISA BOJEN

Vajza krutane që të gjithë e respektonin si modelin e femres.

Lajmi për ikjen e saj të papritur i dhimbshëm, i pa besueshëm, na befasojë dhe na tronditi të gjithëve. E njihnim si vajzë kurajoze, krenare dhe guximtare, qe e donte jetën.

Per te gjithe ata që e kane njohur, për familiarët, kolegët e koleget e saj, duket e pabesueshme, që Anisa Boja, një vajzë e nderuar dhe e respektuar, e perkushtuar dhe me ambicje për jetën, krejt papritur, ndërroi jetë, duke u larguar nga kjo botë në mënyrë enigmatike, në moshën më të mirë kur ishte vëtëm 32 vjeçe.

E njohëm në punë dhe nga dita e parë deri në fund ishte nje vajzë me karakter, serioze, korrekte, e sjelleshme, me integritet dhe punetore.

Lexo edhe :  Sejko: Mbiçmimi i lekut reflekton rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave

Ajo prej disa vitesh punoi në bashkinë Krujë në disa detyra dhe u vlerësua si një nëpunëse me aftësi e kapacitet, e cila kishte pritëshmëri të jepte më shumë atje ku nevojat ishin më të mëdha.

Ishte mirëpritur nga të gjithë punonjësit dhe të gjithë tregonin respekt për të si një vajzë punëmbaruar, që i çonte deri në fund detyrat e ngarkuara pa pretendime e justifikime.

Ajo e shkroi emrin e saj që në fillim vetëm për mirë, si njeri dhe si nëpunëse që tregonte perfermancën e kërkuar në çdo marëdhënje duke krijuar besim dhe pritëshmëri të lartë.

Të gjithë ata që e kanë njohur e kanë punuar me të, ndjenin respekt dhe natyrshëm kur i drejtoheshin asaj ishin të bindur se do të mernin përgjigjen e saktë dhe në kohën sa më të shpejtë.

Ajo u largua krejt papritmas, kur askush nuk do ta besonte që një njeri si ajo, një vajzë e përmbajtur, me personalitet të formuar dhe dinjitoze , do të largohej nga kjo jetë krejt papritmas dhe në mënyrë misterioze.

U prehsh në paqe Anisa!.Lamtumirë!

 (  S.M  )

Të fundit

Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte...

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet pronari

Policia kufitare në Sarandë kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet...

Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të mbyllë një herë e mirë...

Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia…

Një banor i asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit, i asistuar nga vetë...

Gramshi në flakë, Vengu dhe Hoxha: Janë marrë masat, nuk ka të zhdukur

Pas përhapjes së flakëve në disa fshatra të Gramshit, banorët e prekur janë evakuuar dhe po sistemohen përkohësisht në palestra sportive dhe konvikte të...

Lajme të tjera

Web TV