“Bomba ka shpërthyer edhe në PS”/ Shpërthen Vangjeli: Berisha të mos fshihet pas ferrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Lorenc Vangjeli, ngjarjet e ndodhura së fundmi kanë tronditur jo vetëm politikën, por janë ditët që shndërruan Shqipërinë.

I ftuar sonte në panelin e “Top Story”, Vangjeli tha se pavarësisht se telashi është në Partinë Demokratike, bomba ka shpërthyer edhe në PS, pasi ‘enigmat do të marrin kuptim tjetër’.

Ai tha se Berisha ka thyer edhe identikitin e tij duke u ‘fshehur’ dhe duke mos i dalë përballë drejtësisë.

“Sot Berisha u shndërrua në avokat të njerëzve të tij dhe të vetes. Berisha është krye egoisti në Tiranë, është e natyrshme. Çfarë i ndodhi në ditën më të ligë të karrierës së tij politike nga SHBA, ai iu drejtua drejtësisë, tani po kërkon të godasë në derën e Ramës. Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, nuk duhet parë vetëm në një anë. Unë besoj se ju keni bërë telefonata edhe në palën tjetër, besoj se ju kanë refuzuar. Pavarësisht se duket se telashi është në PD, bomba ka shpërthyer edhe në PS. Këto janë ditët që ndërruan Shqipërinë. Enigmat do të fillojnë të kenë një kuptim tjetër. Pse është thyer identikiti i Berishës. Për procedurë flet Lul Basha, nuk e ul pjacën Berisha që flet për procedurë. Thelbi është ‘kam një akuzë, s’dua ta di për procedurë, besoj në pafajësinë time’. Nuk mund të fshihet pas ca ferrave të vogla. Makthi i të gjitha palëve, duke u ngritur me një aksion të gënjeshtërt, jep ide të gënjeshtrat. Fakti që ai thotë që SPAK është një shtojcë e Edi Ramës, ai e di që është gënjeshtër e madhe. Është një pushtet që ka zënë vënë vendin krah pushteteve, për të rrëfyer atë që urdhëron fryma e kushtetutës.”-tha Vangjeli në Top Story./E.T

Të fundit

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds...

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier...

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu,...

“Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe...

‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë...

Lajme të tjera

Web TV