Ngordh qeni më i vjetër në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bobi, qeni më i vjetër në botë, ka ngordhur në moshën 31-vjeçare në Portugali, njoftuan sot Rekordet Botërore Guinness.

Ai jetoi gjithë jetën e tij në një fshat në Portugalinë qendrore. Bobi mbushi 31 vjeç e 165 ditë, dhe theu rekordin e mëparshëm që mbante qeni i një bariu australian që nga viti 1939, i cili vdiq në moshën 29 vjeç e 5 muaj.

“Edhe pse ai jetoi më gjatë se çdo qen tjetër në histori, 11,478 ditët e tij në tokë nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për ata që e donin atë”, tha Karen Becker, veterinerja që e kishte trajtuar shumë herë dhe që njoftoi vdekjen e tij, në platformat e rrjeteve sociale. “Zoti qoftë me ty, Bobi,” shtoi ajo.

Bobi u njoh si qeni më i vjetër në botë në shkurt.

Raca e tij ka një jetëgjatësi prej 12-14 vjetësh. Pronari i tij, Lionel Costa, ia atribuoi jetëgjatësinë e tij një sërë faktorësh, duke përfshirë të jetuarit e një jete të qetë në fshat, duke mos e lidhur kurrë me zinxhirë dhe duke ngrënë gjithmonë “ushqim njerëzor”.

Majin e kaluar pronarët e tij i organizuan një festë ditëlindjeje, ku më shumë se 100 persona morën pjesë. Në kohën kur Bobi lindi familja Costa kishte shumë kafshë dhe pak para, kështu që babai i tij, i cili ishte gjuetar, zakonisht i vriste këlyshët në vend që t’i mbante. Por Bobi u fsheh në një grumbull dru zjarri. Leonel dhe vëllezërit e motrat e gjetën atë disa ditë më vonë dhe e fshehën derisa ai hapi sytë. “Ne e dinim që pasi ai hapi sytë, prindërit e mi nuk do të mund ta vrisnin atë”, shpjegoi ai.

Bobit i pëlqente të bënte shëtitje, por kohët e fundit ai kishte vështirësi të lëvizte. Flokët po i binin, shikimi po i dobësohej dhe shumicën e kohës ai e kalonte shtrirë.

Lexo edhe :  Maduro: Mafia shqiptare po përpiqet të dëmtojë zgjedhjet në Venezuelë

Guinness World Records e përshkruai historinë e Bobit si një “mrekulli” që “do të mungojë shumë”./I.S

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV