‘Sille pasaportën mos bëj llafe’/ Çupi paralajmëron ditë edhe më të “zeza” për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka angazhuar familjen me kupolën e mafies dhe të shërbimeve të spiunazhit të vendeve tona armike, Analisti i njohur, Frrok Çupi ka paralajmëruar zhvillime të bujshme për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi SPAK i ka qepur faktet për korrupsion në abuzimet e tij në bashkëpunim me familjarët për aferën e ish-kompleksit Partizani. Drejtësia e re i bllokoi pasaportën Berishës, duke e izoluar plotësisht.

Analisti për këtë situatë heq një paralele me Zef Brozin, ish-kryetarin e Gjykatës së Kasacionit. “Ciao, Sali! Hajde tani se të erdhi…, njësoj si te berberi? Jo si te berberi, por si në derën e ferrit. Se berberi të thërret sipas radhës, Luciferi të thërret sipas mëkatit.

Sa për radhë, kjo do të ishte ironi e fatit. Ja si të erdhi ironia tani me pasaportën. Ti Sali, sot në mëngjes u zgjove si ‘ pa brekë’. Dil po deshe në rrugë, dil se ta bën…. ai polici i vogël që po të ruan te bari rrëzë hyrjes së pallatit.

Aq i vogël sa të duket polici, por ta bën atë që të bëri ironia e fatit. Ironia e fatit? Ishte një herë e një kohë, në vitin 1995, një gjykatës i përkorë, ardhur nga Gëziqi i Mirditës, plot me flokë kaçurrel, i sapo dashuruar me një vajzë Tirane, dhe i përulur para ëndrrës studentore për demokraci. Ky ishte Zef Brozi, kryetar i Gjykatës së Kasacionit (e Lartë).

Edhe ajo ditë mbante datën 21 shtator (1995), kur e rrethove për t’ i marrë pasaportën. Është fiks si data 21 tetor 2023, kur të erdhën dy policë e të trokitën në derë: ‘Sille, more, pasaportën, mos bëj llafe!’”, deklaroi Frroku

Ekstradimi i Berishës

Frrok Çupi nën rreshta tregon se Berishën e presin ditë “të zeza”, pasi sipas tij Amerika po e pret në vendin e saj për ta futur në një vrimë ku të mos shikojë dritë dielli me sy.

“Hej, Berishe. A te kujtohen netët kur i rrethove shtëpinë Zef Brozit me devotët e tu kriminelë me xhupat e zinj? Një natë, dy, pesë… i kërkoje pasaportën. Por përveç koincidencave, këtu ka ngjarje që nuk i ngjajnë njëra tjetrës.

E para, ai ishte kryetar i gjykatës së Lartë, ndërsa ti tash je një vemje e shkallës së ulët.

Lexo edhe :  Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

E dyta, Brozin e  priste Amerika diku jashtë në oborr që ta merrte në mbrojtje. Edhe ty të pret Amerika, por për në një vrimë ku të mos shikosh dritë dielli me sy. Ti Sali je i burgosur, ndërsa Zefi ishte një fitimtar fluturues”, u shpreh Çupi.

Vendimi për t’i bllokuar pasaportën

Për analistin, vendimi për t’i bllokuar pasaportën Berishës ka një domethënie shumë të madhe. “Të gjithë ata që ti i shkele me këmbë, i dhunove e i vrave, i vodhe e i shpife, të gjithë këta janë njerëz me pasaportë dhe dinjitet.

Ti Sali nuk ke kurrë më pasaportë. Pasaportat janë për qytetarët, ti nuk je një qytetar. Nuk je as njeri, sepse ke bluar mish njeriu në mullirin tënd. Ke vrarë, ke dhunuar e ke përdhunuar edhe fëmijët e themeluesve të PD, ke vjedhur kursimet e qytetarëve, ke ndarë armë për të vrarë njëri tjetrin, ke ngritur organizatë kriminale që nga familja jote terrible deri te qeveria më terrible.

Shtetet paskan bërë mrekulli me atë letër të thjeshtë që quhet ‘pasaportë’. E që do të thotë ‘ pass’, kalo!. Ku do të kalosh tani, Sale? Të shkelësh prapë mbi trupa njerëzish? Jo, nuk ke ‘ pass”, nuk ke pasaportë as si qytetarë. Ti nuk je më as qytetar, nuk di si do të të thërrasin që nesër atje te reparti 313. Si tu duk nata mbrëmë pa pasaporte? Si lakuriq? Mbrëmë të erdhi shteti te dera dhe për herë të fundit të thërriti ‘ zoti qytetar’.

Tani nuk ke më pasaportë, e nuk je qytetar. Tani nuk ke më patkonj si kali, nuk ke kulla, nuk ke dhëmbë të hekurt, nuk ke meduza, nuk ke pasaportizim në qytet. Sepse nuk ke pasaportë. Nuk ke as fytyrë, as amësi e atësi, as ditëlindje, as moshë, as familje…

Ku e ke familjen?, e ka angazhuar me kupolën e mafies dhe të shërbimeve të spiunazhit të vendeve tona armike. Ti kishe një pasaportë tragjike ndaj njeriut. Tani nuk e ke më. Avokat për mos-pasaportën tënde është caktuar Zef Brozi… E di ti këtë gjë?”, nënvizoi Çupi./   S.M

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV