Delegacioni shqiptar në NATO merr pjesë në seminarin “Rose-Roth” në Suedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Stokholm të Suedisë u zhvillua seminari “Rose-Roth” i organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Siguri dhe Qeverisje.

Në aktivitet mori pjesë delegacioni i përhershëm në AP NATO kryesuar nga Mimi Kodheli dhe anëtarët Bardhyl Kollçaku, Xhemal Qefalia dhe Bujar Leskaj.

Seminari pati të ftuar politikanë, qeveritarë dhe ekspertë të Suedisë të cilët folën mbi kontributin që vendi i tyre ka dhënë deri më tani pa qenë anëtarë të Aleancës, ndërsa shprehën gatishmërinë që t’i bashkohen plotësisht asaj në të gjitha rrafshet e në të gjitha skenaret ku vepron.

Delegacioni nga Turqia njoftoi gjatë Seminarit vendimin e Presidentit Erdo?an për të dërguar në Asamblenë e Madhe propozimin për miratimin e protokollit të anëtarësimit në NATO për Suedinë, vendim që u përshëndet nga parlamentarët në sallë.

Diskutimet u fokusuan po ashtu mbi aktualitetin, mbrojtjen, sigurinë dhe demokracinë për vendet partnere sidomos në një risk eminent të kohëve të fundit.

Seminari Rose-Roth diskuton mbi dhe me vendet partnere duke mbajtur parlamentarët e vendeve anëtarëve të përditësuar mbi zhvillimet në këto vende si Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Serbia, Armenia, Bosnjë-Hercegovina etj./e.t

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV