Gazetarja takon vajzën që ra pre e abuzimit seksual/ Ngre pikpyetje të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Afrovita Hysenaj e cila u kërcënua nga një televizion lokal në Vlorë, pas publikimit të lajmit të përdhunimit të një vajze nga 4 persona, tha se ajo e kishte takuar personalisht vajzën.

Gazetarja tha se vajzën e kishte takuar në momentin kur ajo ishte në spital, sipas saj vajza ka qenë në një gjendje shumë të rëndë dhe e kishte të pamundur të komunikonte, pasi dukej të ishte e shokuar.

Megjithatë u shpreh gazetarja, vajzës edhe pse në atë gjendje i është marrë një dëshmi ku kjo e fundit deklaron se ka shkuar me dëshirë.

“Në datën 23, ditën që vajzës i është marrë dëshmia brenda ambienteve të spitalit ku ajo gjendej, unë e kam takuar vajzën personalisht. Lirshëm jam futur në ambientet e reanimacionit dhe jam munduar të komunikoj me vajzën.

Ishte e pamundur të flitej me vajzën, ajo nuk reagonte, nuk fliste, tundte vetëm kokën dhe konfirmonte me sy dhe shikonte e çorientuar, e çoroditur, e shokuar dhe nuk e di se si në atë gjendje kësaj vajze, i ishte marrë deklarata dhe kjo vajzë paska deklaruar se ka shkuar me dëshirë. Vajza është rikthyer në spital për t’ju nënshtruar ekspertizës, nuk e di pse nuk ka ndodhur ekspertiza më parë, por shpresoj të dalë e vërteta.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV