HORROR/ Nëna mbyt tre fëmijët me litarin e palestrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Massachusetts, SHBA.

Lindsey Clancy akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e saj. Së fundmi, janë zbardhur edhe detaje shokuese në lidhje me vrasjen e trefishtë.

Gruaja dyshohet se përdori një litar palestre për të mbytur tre fëmijët e saj, Cora 5 vjeç, Dawson 5 dhe Galan 8 muajshe brenda shtëpisë së tyre.

Autoritetet kanë kërkuar  akses në pajisjet elektronike të Clancy, duke përfshirë celularin, tabletin dhe laptopët e saj.

Avokati thotë se Clancy vuante nga depresioni pas lindjes dhe u përpoq të vriste veten pasi mbyti tre fëmijët e saj.

Në shënimet e saj u gjet një listë me medikamente dhe mendime të shkruara që flisnin për vetëvrasje.

Clancy, e cila punonte si infermiere, ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik dhe të enjten do të dalë para Gjykatës./  S.M

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV