Përurohen 4 godina te “Qyteti Studenti”/ Veliaj: Kushte dinjitoze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e godinave 20-21 dhe 22-23 në “Qytetin Studenti”, të cilat tashmë janë totalisht të rikonstruktuara, me kushte më të mira jetese dhe mësimi për 600 studentë. Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për çdo student që vjen në Tiranë, që nga subvencionimi i konvikteve e deri te abonetë e autobusit falas përmes Kartës së Studentit.

“Me Kartën e Studentit jo vetëm që abonenë janë falas, por edhe gjysma e pagesës së konviktit bëhet nga Bashkia e Tiranës. Kostoja për një muaj është 55 mijë lekë të vjetra, ose 1 mijë e 500 lekë dita. Me këtë çmim nuk gjen as një hostel, por ndërkohë duke filluar nga energjia, te pastrimi, te detergjentet e çdo gjë tjetër, paguhet nga bashkia. Kemi bërë vërtet dicka që ia vlen për studentët. Unë e di që ka kërkesë gjithmonë sepse kur je student asnjëherë nuk mjafton. Por, fakti që transporti me autobus është falas, kurse me 1.500 lekë të vjetra në ditë banon në një hapësirë dinjitoze dhe komunitet të sigurt, është vërtet revolucion”, tha Veliaj.

Ai tha se do vijojë puna edhe për rikonstruktimin e konvikteve të tjera, pasi studentët janë e ardhmja e vendit.

“Në Universitetin Bujqësor e kemi mbaruar punën, po ashtu edhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Mjekësisë. Por, sigurisht, këtu kampusi është më i madh. Po ta shikosh me vëmendje, kemi punuar me të njëjtën cilësi si te ai pallati i privatit në anën tjetër të rrugës. Pra, nuk i kemi lënë asgjë mangët kësaj pune dhe me të vërtetë i uroj të studentëve shumë sukses. Mezi pres të vazhdojmë me disa projekte të tjera. Një prej tyre është shkolla “Kolegji i Europës”, që do ta ndërtojmë te ish parking i autobusëve. Së shpejti nxjerrim urdhërin për transferimin e terminalit nga parkingu i “Qytetit Studenti” te hyrja lindore e Tiranës në Lundër. Transferimi aty na mundëson lirimin e sheshit, ku pastaj fillojmë ndërtimin e Kolegjit të Europës. Për sa kohë edhe Kolegji i Europës, burokratët e ardhshëm të Bashkimit Europian, do të rrinë në konviktet tona, do të thotë se e kanë kaluar filtrin që është punuar me standard evropian, ku ne nuk jemi kursyer dhe besoj e kemi shpërblyer gjithë besimin e prindërve. Mund të ketë shumë njerëz që thonë: ‘O kryetar, studentët janë vetëm 10% e popullsisë’. Studentët mund të jenë 10% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. E shohim si investim për çunat dhe gocat që, me shumë gjasë, do të rrinë në Tiranë dhe do të bëhen pjesë e qytetit tonë”, përfundoi Veliaj.

Lexo edhe :  Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare, Anila Shehu tha se godinat e reja kanë një kapacitet prej 600 studentësh, me kushte dinjitoze./e.t

Të fundit

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale,...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Lajme të tjera

Web TV