Seanca për masën e sigurisë, Berisha nuk paraqitet sërish në GJKKO, çon avokatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në orën 14:30 do të zhvillohet seanca e dytë e gjyqit për Sali Berishën në gjykatën e Posaçme, pasi dje u shty dy herë për shkak se avokatët e ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan kohë që të njihen me dosjen.

Vetë Berisha, si dje edhe sot refuzoi që të shkonte të paraqitej pasi më parë kërkoi që t’i hiqej imuniteti.

Ai akuzohet për korrupsion për dosjen e kompleksit “Partizani” dhe ndaj tij janë vendosur dy masa, detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Goditjen nga drejtësia e ka cilësuar si shpallje lufte nga Edi Rama. Për këtë arsye, tha dje se aksioni opozitar do të vazhdojë.

Në këtë drejtim, sot Sali Berisha ka thirrur kryesinë dhe ditën e premte këshillin Kombëtar. E gjithë struktura në aksion opozitar dhe mbrojtje të ish-kryeministrit./  S.M

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV