SPAK ‘zbarkon’ në familjen Berisha, reagon për herë të parë qeveria Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër ditë pas arrestimit të dhëndrit dhe dy masave kufizuese për Sali Berishën nga SPAK-u ka ardhur reagimi i parë i qeverisë Rama.

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë Rama për të njoftuar vendimet doli ministrja Mirela Kumbaro, e cila u pyet në lidhje me aksionin e prokurorisë në familjen Berisha, por nuk pranoi që të komentonte direkt për rastin.

“Sikur e keni… në emër të qeverisë, ashtu sikur sa herë si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për të gjithë vendimmarrjen e instancave të drejtësisë, SPAK-ut, apo institucioneve të tjera, ne nuk kemi bërë asnjëherë komente.

Respektojmë ndarjen e pushteteve. Më shumë se kushdo. Jo thjeshtë e kërkon Kushtetuta, por sepse ne, kjo shumica e ka themeluar, luftuar dhe punuar që ky sistem i drejtësisë, SPAK dhe gjykata të ngrihen dhe funksionojë në kushtet më të mira të mundshme. Në këtë kontekst.

Të gjitha janë veprime procedurale, nuk kemi komentuar dhe shoh arsye të bëj përjashtim në këtë rast” tha ajo.

Gazetarët këmbëngulën duke e pyetur nëse ka shkelje të ligjit për faktin se gjykata vendosi dy masa për Berishën pa i hequr më parë imunitetin, por Kumbaro kërkoi durim.

“Nuk jam as juriste dhe as nuk jam në profesion të lirë juridik. Jam anëtare e qeverisë dhe parlamentit, kam qenë deputete dhe anëtare e qeverisë kur është krijuar dhe votuar ky sistem, e kemi besuar, dhe kemi besuar që të funksionojë i lirë.

Duhet ta vlerësojmë dhe respektojmë këtë pavarësi të sistemit dhe të presim me durim dhe besim punën e SPAK-ut, në gjykatë dhe prokurori” tha ajo./   S.M

Të fundit

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

Lajme të tjera

Web TV