Berisha fton qytetarët në kryengritje: Ja pse nuk shkoj në seancë, protestat nuk ndalen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha në një konferencë për mediat tregoi se pse nuk shkon në seancë dhe tha se protestat nuk do ndalen.

“Edi Rama në një degradim total moral, psikik dhe të gjithanshëm, po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes së tij.

I ngërthyer nga seriali i veprave penale të kryera në drejtimin e organizatës kriminale që ka ndërtuar, i ngërthyer nga zbulimet të telefonave të kriptuar që ka përdorur, që ka menduar se çdo bisedë e tij është e sigurt.

Vetëm bisedat me McGonigalin janë tërkuzë saqë kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të Atlantikut.

Por nuk janë vetëm këto biseda, janë bisedat me eksponentët më të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve.

Nga 8 mijë SKY ECC, Encrochat dhe nja dy-tre të tjerë, telefona të kriptuar në Shqipëri, përqendrimi më i lartë ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama, i damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro.

Që deklaron se bleu truallin me 2 dollarë, që thotë se e ndërtoi me paratë e emigracionit, pa pasur një qindarkë të deklaruar gjëkundi. Një nga ndërtimet më të kushtueshme, me një oborr, me një park 5 mijë metrash, një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit.

Një njeri që kur filloi karrierën si kryeministër, u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura në offshore 200 milionë euro dhe nuk e çeli gojën dot të përgënjeshtronte apo të hidhte në gjyq.

Edi Rama përjeton fundin e tij të pashmangshëm.

Pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigjja e merituar e 600 mijë votuesve idealistë, që besojnë të vota dhe vlerat e demokracisë.

Në këtë kontekst, e damkosi në mënyrë përfundimtare edhe raporti i fundit i ODIHR-it.

Të gjitha këto janë motivet më të fuqishme për çdo shqiptar të vërtetë të shndërrojmë këtë vjeshtë, në vjeshtën e triumfit të mbarë shqiptarëve mbi këtë regjim antishqiptar, diktatorial, çnjerëzor, kleptokratik.

Ndaj dhe unë jam sot këtu, se e di që për të shprehur këto, për të gjithë shqiptarët, por prapë një problem, problemin e gjykatës.

Garantoj çdo qytetar se unë po mbroj qytetarët, duke mbrojtur Kushtetutën.

Përndryshe unë 10, 100 herë shkoj pa asnjë lloj, bile me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat aty ku nxihen, pavarësisht është gjykatë, është prokurori, është parlament, është shesh.

Ndaj dhe e ftoj këtë burracak, këtë frikacak të ketë kurajo, të vijë të votojmë amendamentin që u heq deputetëve çdo mbrojtje që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë në Kushtetutë në raport me sistemin e drejtësisë.

Të vetmen votë, që unë e garantoj se unë e di që ata mund të mos e votojnë një pjesë e tyre, por deputetët e opozitës do e votojnë që nesër në parlamentin e Shqipërisë.

Nuk autorizohet një mercenare që ka humbur çdo gjë njerëzore, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj.
Kushtetuta nuk mund të shkruhet në tavolinën e gjykatësit, as të prokurorit.

Unë po mbroj vetëm qytetarin dhe Kushtetutën që është pa diskutim, ombrella e tyre e vetme.

Por për të provuar nëse kam unë ndonjë ndrojtje apo kufizim për t’u marrë në pyetje në prokurori apo gjykatë, unë nuk kam asnjë vetëkufizim.

Por nuk është çështja për pyetje, por aty është një vendim që kufizon lirinë e deputetit. Të cilin unë në parim e kam pranuar. Por Edi Rama e hodhi poshtë.

Është Edi Rama që në vitin 2012 e hodhi poshtë në parlament.

Tani i them, bëhu burrë në ta mban dhe hajde të votojmë dhe mos përdor mercenarë që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën në tavolinat e shtetit.

Së dyti, e garantoj se me asnjë masë, me asgjë mbi tokë, vrullin e kësaj beteje pa kthim, nuk do mund ta ndalojë.

Berisha: Në grahmat e fundit, Rama po përpiqet të shpëtojë regjimin e tij duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga të zeza

Edi Rama ka krijuar për familjarët e vet, pasuri të paligjshme përrallore.

Olsi i tij, ortak i Amant Josifit, i cili u ka vjedhur në bashkëpunim, qytetarëve europianë nga 1 miliard gjer në 2.8 miliardë euro.

I vëllai i tij u shndërrua në përfaqësuesin kryesor të Shqipërisë në raport me biznesin kinez.

I vëllai i tij është de facto njeriu numër një i uzinës së drogës në Xibrakë.

Edi Rama, në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, anëtarit të familjes së ngushtë, i ka hapur mundësitë për të përdorur pushtetin e tij dhe për të përfituar dhjetëra tendera direkt ose si nënkontraktore.

Lexo edhe :  Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Disa burime më thonë, prej 7 vitesh, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, zonjusha nuk ka deklaruar asnjëherë në ILDKP pasurinë.

Edi Rama, i mirënjohur tashmë si Pashiqi shqiptar, është shndërruar në figurën më të urryer pas Enver Hoxhës në histori për çdo patriot shqiptar.

Ai po përpiqet, në grahmat e fundit, të shpëtojë regjimin e tij me ritorsione, me dacibao, duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga të zeza, që nuk pyesin për Kushtetutë, për ligje, për procedura.
Por zbatojnë si mercenarë porositë e tij.

Gjykatësja e përzgjodhi atë Kmerin e Kuq me porosi të Ramës. Ajo komunikon me Ramën

Përfaqësuesit e mi shkojnë në gjykatë për një qëllim, për të trreguar se unë ndaj gjykatës, ndaj institucionit, për arsye të formimit tim, tregoj respektin tim.

Se unë mund të mos i çoja fare, jo, ata kanë shkuar.

Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatëseje.

Por a e patë kë zgjodhi ajo? Po ajo ishte fenomenale? Sikur ta porosisja unë. Atë Kmerin e Kuq.
Ajo ishte gjëja më e bukur. Ajo e përzgjodhi.

Edi Rama ia çoi. Edi Rama ia nisi, do u them edhe personin që ua nisi.
Edi Rama ia çoi, ku e njihte ajo.

Pra, kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën.

Nëse gjykatësja do thoshte se e thërras Berishën për efekte të hetimit të gjykatës, do të shkoja, por ajo thërret për të komunikuar një masë, vendim që e merr duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo.

Ndaj ata i kërkuan këtë gjë. nuk kam komunikuar se çfarë u ka thënë. Por ajo çdo gjë e komunikon me Ramën, me Encrochat apo me çfarë mjeti, nuk mund të them tani, por ajo komunikon me Ramën.

Dhe prapë do shkojnë kur të thirren. Unë rri në kontakt me organet, pavarësisht se Edi Rama mban këtë qëndrim.

Beteja në parlament do të shoqërohet nga një mbështetje e fuqishme popullore! Këto protesta nuk do ndalen më nga asnjë masë

Asgjë nuk ndryshon kjo nga strategjia e mëparshme.

Ne kemi nisur betejën në parlament, por e kemi nisur me vendosmërinë më të fortë.

Kur kemi nisur betejën në parlament, ne natyrisht kemi vetëdije se çfarë përfaqëson grupi parlamentar.

Nuk ka dyshim se ajo do shoqërohet nga një mbështetje e fuqishme popullore.

Por një gjë do jetë, këto protesta nuk do ndalen më nga asnjë masë që mund të marrë Edi Rama.

Të bëjë çfarë të dojë, ne e morëm këtë vendim, pasi ai dëshmoi se kundër demokracisë, është i aftë të bëjë gjithçka.

Edhe me ato vota të cunguara që morëm, të njerëzve idealistë që nuk u trembën dhe nuk i shitën, Edi Rama i zhvlerësoi totalisht deputetët në parlament.

Ai kaloi në ekstrem, ai kaloi çdo vijë të kuqe.

Ne do i përgjigjemi, do i përgjigjemi, do i përgjigjemi.

Unë ua kam thënë edhe para se të ndodhte kjo.

Ai kur e pa se nuk ka më kontroll mbi opozitën e vërtetë, përveç Bravave të tij, nxori historinë më të turpshme të këtij shekulli.

Një dokument me 200 faqe, ku nuk fakton asnjë akuzë me asnjë provë.

Ndaj dhe detyrohet, duke mos pasur asnjë provë, asnjë akuzë, detyrohet të përfundojë me masa sigurie për persona nën hetim. Pas tre vitesh hetimi. Tre hetime që heton.

Nuk ka mbetur dokument pa parë, pa shqyrtuar. Kanë çdo dokument. I kanë fshehur, siç kam thënë. Kanë fshehur me qindra dokumente për të manipuluar.

Por nuk ka gjetur. Ka dërguar 22 ish-punonjës të aministratës për arrest me Prokurorinë Felaj në gjykatë. Por gjykatësit kanë refuzuar Prokurorinë Felaj. I kanë thënë se nuk kanë asnjë shkelje ligjore.

Kjo është e vërteta! Shikoni çfarë skenari? Ta bëjnë të madhe që njerëzit të thonë oo me të vërtetë këtu ka ndodhur diçka. Asgjë.

Kjo piramidë që ka ngritur kjo dacibao çmontohet rresht për rresht. Ai është procesi më i përsosur që ka ndodhur në rrafshin ligjor.

Ky proces ka vetëm një shkelje ligjore dhe atë e ka bërë Edi Rama. Edi Rama ka ndryshuar destinacionin që në vitin 2006. Më datën 6 qershor.

Kështu që me këtë vetëm sa tregoi se çfarë përfaqëson”, tha Berisha./   S.M

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV