Ndizen motorët e “Automotive Fair Albania”/ Veliaj: Tirana ka vend për të gjitha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet në Tiranë edicioni i dytë i “Automotive Fair Albania”, eventi më i madh i pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit. Ky aktivitet do të zhvillohet nga datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve te “Sheshi Italia” dhe “Nënë Tereza”.

Gjatë ceremonisë hapëse, kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj tha se ky panair është një kartolinë shumë e bukur për Shqipërinë.

“Tirana është një qytet i mirë, ku ka vend për të gjithë: edhe për ata që advokojnë ditët pa makina, por edhe për ata që janë të dashuruar pas makinave. Ka vend edhe për korsi biçikletash, ka vend edhe për drifting. Ka vend edhe për shesh e pedonale, por ka vend edhe për sheshe si ky, që sot janë një super-kartolinë e automobilizmit shqiptar. Ljuis Hamilton thotë: unë nuk jam bërë që të jem i dyti, i treti, unë jam bërë që të jem i pari. Kështu që, ky qytet, ky komunitet, kjo bashki, kjo bashkësi, është bërë jo për vend të dytë, të tretë, por për të qenë të parët në rajonin tonë. Dhe me vjen mirë që kemi qenë të parët me rininë, të parët me sportin. Kemi bërë shumë ndryshime në këtë qytet, jam i bindur që është vetëm çështje kohe, si Ljuis Hamiltoni, të jemi të parët edhe në këtë industri të mrekullueshme”, u shpreh Veliaj./I.S

Të fundit

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6...

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur...

Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë. Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues në Pukë ishte i proceduar...

Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i udhëhequr nga italiani Simone Billi do të qëndrojë në Shqipëri nga...

“Isha shtatzënë, por nuk shkoi mirë”, rrëfimi prekës i Bebe Rexhës pas komenteve fyese

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, 35 vjeç, ka zbuluar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale se ka kaluar një abort spontan, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV