“Vëllai e përjetoi keq humbjen e babait”, flet motra e 16-vjeçarit që dhunoi mësuesen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e 16-vjeçarit, që goditi me karrige një mësuese në Lezhë ka treguar momentin kur ndodhi zënka.

Në një bisedë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ajo tha se mësuesja i ka folur rëndë, duke i përmendur edhe babanë e ndjerë.

Vajza rrëfeu se 16 vjeçari e ka përjtuar shumë keq vdekjen e të atit dhe se prej 3 vitesh janë nën kujdestarinë e xhaxhait të tyre.

“Mësuesja i bërtiti duke i thënë se do e mbash mend. Vëllai e ka vuajtur dhe e vuan shumë humbjen e babait. Ne jemi në kujdestarinë e xhaxhait. Ka qenë 13 vjeç kur babai humbi jetën. Sot ishte paralajmëruar protestë, por nuk u zhvillua. Nuk na lejuan ta zhvillonim protestën”, tha ajo.

Ndërkohë,  xhaxhai i adoleshentit bëri me dije se ka nënshkruar një deklaratë me bashkëshortin e mësueses dhe janë pajtuar.

“Isha te drejtoria e shkollës. Djali është ndër fëmijët më të rregullt të shkollës. E ka nga acarimi i të atit që i ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur kështu. Ajo mësuesja si fëmijët ka kenë duke qesh me njëri-tjetrin. Fillimisht e ka pas me dikë tjetër. Pastaj është kthyer tek djali i vëllait dhe i ka thënë se do të të ngel në klasë dhe do të vë 4.

I ka thënë ça është ajo familje që të ka sjellë në jetë ty. Kemi edhe kamera të vajzës që e ka kapur për flokësh. Po deshe të sjell edhe opinionin e klasës. Dje me burrin e asaj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë për shpirtin e babait dhe tëndin”, tha ai./  S.M

Të fundit

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV