Keni plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë moti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E shtuna do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të pakta të shiut në një pjesë të mirë të territorit.

Meteorologu Hakil Osmani thekson se kushtet do të jenë më të qëndrueshme të dielën, ku Ultësira Perëndimore do të jetë me diell ndërsa vranësirat do prekin kryesisht zonat malore.

Sa i përket temperaturave, e shtuna do të sjellë një rënie të lehtë ndërsa të dielën pritet të rriten sërish. Sipas meteorologut, parametri i erës do të jetë problematik gjatë së premtes por intensiteti do të bjerë të shtunën.

Edhe vendet e rajonit do të mbizotërohen nga vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave në pjesën e parë të ditës por pjesa e dytë do të zhvillojë vranësira duke bërë që të kemi reshje shiu si fillim në zonat veri perëndimore dhe më pas parashikohet që reshjet e shiut të përfshijnë një pjesë të mirë të territorit shqiptar, përfshirë edhe kryeqytetin.

Për sa i përket orëve të para të mëngjesit të ditës së shtunë, mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Duke filluar nga mesdita dhe në vijim, presim përmirësim të kushteve të motit duke bërë që pjesa e dytë e ditës të sjellë intervale me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Gjithashtu edhe dita e diel do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që ultësira perëndimore, në pjesën më të madhe të ditës, të jetë në mbizotërimin e motit me diell ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet gjatë ditës së sotme parashikohen të ngjiten rreth vlerës 26 gradë celcius, dita e shtunë do të sjellë rënie me një gradë por sërish do të rriten gjatë ditës së diel, duke bërë që maksimumet të regjistrojnë vlerën edhe 26 gradë në ultësirën perëndimore, ndërsa vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të jenë rreth 7 gradë. Parametri i erës gjatë të premtes do të jetë problematik pasi do të jetë me shpejtësi edhe në 65 km/orë në det të hapur por në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka rënie të intensitetit të erës.

Vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, gjatë ditës së sotme dhe paraditen e së shtunës mbeten nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, reshjeve të shiut por në sasi të pakta. Pjesa e dytë e së shtunës dhe dita e diel do të sjellë mbizotërim të motit të qëndrueshëm.”, theksoi Osmani. /  S.M

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV