Plot një vit në krye të kompanisë/ Si e ndryshoi Elon Musk Twitter-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, mori në dorë kompaninë “Twitter Inc.” saktësisht një vit më parë. “Zogu i vogël është liruar“, shkroi Musk në Twitter më 27 tetor të vitit të kaluar.

Më pas ai shkarkoi menaxherin dhe gjysmën e 7500 punonjësve. Ai përfundimisht filloi një të ashtuquajtur riemërtim, duke ndryshuar emrin e rrjetit në “X”.

Twitter u lançua në Silicon Valley në 2006 si një platformë mikroblogimi me 140 karaktere. Deri në fund të vitit të kaluar, ai kishte 368 milionë përdorues aktivë dhe shihej si një katalizator për protesta të mëdha.

Kthimi i të larguarve

Para se të blinte rrjetin për 44 miliardë euro, Musk e quajti Twitter-in “një shesh de facto publik i qytetit” dhe kritikoi pronarët e mëparshëm për kufizimin e fjalës së lirë.

Si shef, Musk pushoi qindra moderatorë të përmbajtjes dhe rivendosi llogaritë e pezulluara të njerëzve si Nick Fuentes dhe Andrew Anglin, si dhe mohuesve të tjerë të Holokaustit dhe racistëve të bardhë.

Vetëm disa javë më vonë, studiuesit nga Universiteti Tufts i SHBA-së pohuan se “cilësia e komunikimit ka rënë” në Twitter “me më shumë ekstremistë dhe propagandistë ose përmbajtje urrejtjeje që testojnë kufijtë e asaj që Twitter do të tolerojë.

Tani, një vit më vonë, kritikët thonë se “sheshi i qytetit” është përmbytur me gjuhë urrejtjeje dhe dezinformata.

Sipas disa vlerësimeve, që nga ardhja e Musk, Twitter ka humbur një të tretën e vlerës së tij.

Madje, Musk ka anuluar “distinktivin blu” që personazhet publikë kishin më parë me emrin e tyre, gjë që vërtetonte se ishin vërtet ata dhe jo dikush që e prezantonte veten si të tillë. Sot, kushdo që paguan disa dollarë në muaj mund të ketë një “distinktiv blu”.

Lexo edhe :  Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Madje kishte zëra se Musk synonte të tërhiqej nga Evropa për shkak të rregullave të BE-së për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes “të dëmshme”.

Shumë dolën me idenë e “largimit” demonstrativ nga Twitter. Edhe në Gjermani, disa nga politikanët më të rëndësishëm fshinë llogaritë e tyre. Megjithatë, shumica e politikanëve dhe mediave mbetën./   S.M

Të fundit

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Lajme të tjera

Web TV