Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave/Balluku: Gur kilometrik për vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka reaguar lidhur me lajmin se Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka zbuluar të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF.

Sipas Ballukut, ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë.

“SHQIPËRIA DEL NGA LISTA GRI E FATF (Financial Action Task Force). Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri.

Ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë.

Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, ka shkruar ajo./   S.M

Të fundit

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit...

Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

Avokati Spartak Ngjela kryedemokratin Sali Berisha e cilëson si “xhol” që mund të hyjë kudo dhe në çdo çështje. Një deklaratë e tillë u bë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 34 vatra në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Tetë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

Berisha skenar të ri për humbjen/ Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e lejeve të ndërtimit si...

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes...

Lajme të tjera

Web TV