Shqipëria del nga lista gri/ Ja ku duhet treguar kujdes për të qëndruar në këtë nivel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi e vlerësoi një hap pozitiv daljen e Shqipërisë nga lista gri.

Gjatë intervistës, Sejdarasi theksoi se historia ka nisur në 2011, ku vendi ynë ka qenë në listën e zezë, ndërsa 2014-ta ishte viti kur edhe doli nga kjo listë e zezë.

“Shqipëria largohet nga lista gri dhe kjo është çështje imazhi të mirë, çështje partneriteti e rëndësishme. Më shumë është çështje imazhi, e partneritetit me partnerë ndërkombëtar, e investitorëve të cilët financojnë qeverinë shqiptarë nëpërmjet obligacioneve tani. Vetëm në obligacionin e fundit kemi 115 investitorë të cilët janë pjesë. Cilësia që ka një qeverisje që nuk është më nën mbikëqyrje është pozitive për marrëdhëniet që kemi në tregun ndërkombëtar, për transaksionet që bëjmë. Është çështje e imazhit të mirë, është çështje mirë-menaxhimi dhe është çështje që do të shkojë tek pjesa e integrimit me BE me të gjitha detyrimet që ka qeveria shqiptare për të qenë pjesë e BE tani që kemi negociata të hapura, pra është një lajm i mirë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Sejdarasi shton se dalja nga lista gri nuk do të thotë se çdo gjë duhet të qëndrojë në normalitet, por duhet pasur shumë kujdes sepse kjo listë ndryshon sipas tij.

“Në 3 dekada që jemi anëtar të FMN, është viti i parë që ka një element pozitiv. Viti i parë që deklarata e sotme e Fondit Monetar Ndërkombëtar quhet e mirëqenë dhe ka një besueshmëri më të lartë. Lista gri hartohet çdo vit, Në vitin 2014 me shumë vështirësi kemi dalë nga lista e zezë. Por nuk duhet të mendojmë çdo gjë tani është normal, sepse kjo listë është e përvitshme. Pra duhet kujdes i madh dhe një insistim i autoriteteve për të qëndruar në këtë nivel”, theksoi ai./E.T

Të fundit

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i...

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë. Daku mori...

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Lajme të tjera

Web TV