Gjenden mbetje të Arkës së Noas? Ja vendi ku ndodhet varka 5000-vjeçare e Biblës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkeologët besojnë se janë shumë pranë konfirmimit të vendit ku gjendet Arka e Noas.

Ekipi që po kryen gërmime në një formacion gjeologjik në Turqi, ka nxjerrë kampionë shkëmbi e dheu për të cilat beson se kanë mbetje nga rrënojat e anijes, çka e vendos atë në një njëjtën kohë kur ndodhi “Përmbytja e Madhe” 5000 vjet më parë, sipas Biblës.

Projekti filloi në vitin 2021 dhe vazhdon ende, por analizat fillestare tregojnë se kampionët e përftuar deri tani, përmbajnë materiale argjilore dhe detare. Rezultate të tilla konfirmojnë, sipas studiuesve, se ndërmjet viteve 5500 dhe 3000 para Krishtit ka pasur aktivitet njerëzor në zonën ku janë gjetur mbetje që mendohet se i përkasin varkës që shpëtoi jetën e tokës.

Të dhënat e Biblës i kanë shtyrë hulumtuesit drejt pretendimit se Arka e Noas mbeti në malin Ararat të Turqisë pas një përmbytjeje gjigande 150-ditore. Formacioni gjeologjik i vendosur në rajonin Do?ubayaz?t është konsideruar si një prej pikave më të mundshme të gjetjes së arkës biblike, që prej zbulimit të tij në vitin 1956.

Kur Bibla flet për “Përmbytjen e Madhe” nuk fillon me shprehjen «na ishte njëherë» sikur të tregonte një përrallë, por përmend edhe periudhën kohore dhe tregon përmasat e Arkës që Noah ndërtoi, hollësi këto që konsiderohet se tregojnë që libri i shenjtë e paraqet “Përmbytjen e Madhe” si histori të vërtetë.

Arka thuhet të ketë qenë rreth 133 metra e gjatë, 22 metra e gjerë dhe mbi 13 metra e lartë, dhe ishte krijuar nga druri i pemëve rrëshinore e lyer me zift jashtë e brenda. Shumë arkeologë megjithatë nuk besojnë në ekzistencën e saj, e ndonëse sipas tyre ka disa prova gjeologjike për një përmbytje masive në atë kohë në rajonin e Detit të Zi, ajo nuk besohet të ketë qenë e përmasave të përshkruara në Dhiatën e Vjetër./I.S

Të fundit

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën...

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik....

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Lajme të tjera

Web TV