“I ka kapur frika”/ Kush janë 2 POLITIKANËT SHQIPTARË që duan të arratisen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka vendosur që betejën e hapur nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ta përballë kryesisht në rrafshin politik, duke e deleguar të drejtën e tij ligjore. Për të pestën ditë me rradhë, publikisht Berisha sulmoi drejtësinë dhe tentoi t’i tregojë të tijëve se rasti i Jamarbër Malltezit mund të jetë rasti i çdo shqiptari.

Për këtë temë u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel, ku eksperti Ervin Karamuço tha se nuk ekzistojnë më të paprekshmit.

“Steka është ngritur shumë lart. Nëse u hap, dhe pritej të hapej për këtë lloj niveli, jo për t`i dënuar, por për t`i çuar atje të pyeten nëse janë apo jo fajtorë, se këtë më pas e vendosin Gjykatat

Tani po përballen me akuza, kjo është një gjë që ne më në fund e thyem tashmë tabunë dhe tani çdonjëri prej këtyre, që ne i ngremë në studio për vite të tëra, ka ardhur koha që të shkojnë dhe të përballen të gjithë. Kjo është bërë për shkak të institucioneve të reja. 10 prokurorë që ikin në Amerikë, po ikin dhe për t`u trajnuar, por dhe për t`u orientuar.

Kjo ka bërë që të shtyhen disa dosje të nxehta, nga të cilat priteshin arrestime të tjera këto ditë të nivelit edhe të drejtuesve të policisë së Shtetit, edhe të politikanëve të caktuar.

Madje po flitet që 2 politikanë ishin shumë shpejt të viheshin në masë arresti. Ka ndryshuar dhe taktika e SPAK-ut që po sheh mënyrat që mos u arratisen të tjerët.

Ka një taktikë, se ka një informacion që njëri do iki në Hungari, t`i bashkohet Gruevskit dhe tjetri në Antigua-Barbuda. Ne i kishim dhe infot që do arrestohej dhëndri i Berishës, që të premten paradite.

Ke dy politikanë që po mundohen të largohen dhe të strehohen në këto dy vende. Pse në Hungari? Sepse ka pasur raste të tjera. Pse në Antigua e Barbuda? Sepse nuk ka vizë, me 100 mijë dollarë mund të paguash fondin e zhvillimit aty dhe merr pasaportë për 6 muaj dhe mbi 200 mijë dollarë investim, ty nuk të prek më njeri. I ka hipur frika të gjithëve nuk po i zë më gjumi natën, dhe kjo është diçka shumë pozitive,” tha Karamuço./   S,M

Të fundit

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

Lajme të tjera

Web TV