Kurti i kënaqur me “asosacionin e ri”, pala serbe heziton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten sërish se ka qenë i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe një draft të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të enjten në Bruksel, mirëpo pala serbe nuk ka qenë e interesuar për diçka të tillë.

“Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo pranimi do të thotë nënshkrim dhe vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Këtë ua kemi thënë shumë qartë dje, duke theksuar se Samiti i BE-së në Bruksel është ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte kjo”, ka thënë Kurti në një konferencë për media me gazetarët. Ai ka thënë se emisarët perëndimorë e kanë siguruar më 21 tetor se një propozim për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

“Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha ai.

I pyetur për hollësitë e planit të prezantuar nga emisarët perëndimorë më 21 tetor, Kurti ka thënë se dëshiron ta respektojë kërkesën që dokumenti të mos bëhet publik. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Kurti i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që Serbia të mbahet përgjegjëse për, siç ka thënë, sulmin ndaj Kosovës dhe për refuzim të nënshkrimit të marrëveshjeve.

“Pas 10 vjetëve të insistimit në Asociacion, Serbia dje ka refuzuar që të nënshkruante një draft për vetëmenaxhim, që është sjellë nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në një kohë krizash të shumta, takime të nivelit të lartë tregojnë për rëndësinë që i kushton BE-ja normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”. Sipas Kurtit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është penduar për arritjen e pajtueshmërisë për Marrëveshjen që parasheh normalizim marrëdhëniesh, në shkurt të këtij viti.

Dy palët më pas janë pajtuar në mars për aneksin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje, ndonëse asnjëri dokument nuk është nënshkruar. “Ju e dini që në të kaluarën lavdëroheshin me nënshkrimet që bënin me pararendësit e mi, ndërkaq tash nuk duan, pikërisht për shkak të përmbajtjes, dhe kuptimit që kanë tekstet e këtyre marrëveshjeve”. Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqës të Bashkimit Evropian – në margjina të një samiti të BE-së më 26 tetor – mirëpo takimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.

Lexo edhe :  Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Në konkluzionet e samitit të BE-së, blloku evropian ka bërë thirrje të premten që dy vendet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

 

Shefja e BE-së viziton Ballkanin Perëndimor

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në Ballkanin Perëndimor. Atë ditë, shefja e bllokut evropian do të takohet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të hënën do të jetë në Prishtinë, për t’u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në ditën pasuese, ajo do ta vizitojë Podgoricën dhe Beogradin, ndërsa të mërkurën do ta mbarojë vizitën në Sarajevë. Ajo do të takohet me liderët e të gjitha shteteve. Vizita e saj në këto vende të Ballkanit vjen pas një vizite të saj në Shqipëri, më 15-16 tetor.

Atje, von der Leyen ka marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit. Në atë samit është bërë thirrje që ky rajon të bëhet sa më shpejt anëtar i Bashkimit Evropian. Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën të hënën në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në një të ardhme.

Liderët e BE-së dënojnë sulmin në Banjskë, kërkojnë nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet

Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e kanë dënuar “ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës”, që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator. “Bashkimi Evropian pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht, dhe t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, është thënë në konkluzionet e miratuara në fund të samitit.

Në fund të takimit dyditor, të mbajtur në Bruksel, liderët e BE-së kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar që t’i vazhdojnë përpjekjet për ulje të tensioneve, dhe të sigurojnë mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. “Dështimi për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja”, është thënë mes tjerash në konkluzione

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV