Kurti pranon planin e BE, Rama: Më mirë vonë se kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Kosovës që pranoi propozimin e BE-së për dialogun e Asosiacionit. Me shprehjen “Më mirë se kurrë”, Rama shkruan se Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së dhe është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

“Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se ‘më mirë vonë se sa kurrë’. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara” ka shkruar kryeministri Rama në një postim në rrejetin social Facebook. Sipas tij është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. “Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar  deri tani duhet të zbatohet pa vonese.

U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare. Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme.

Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”.

Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.  Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!”, shkruan Rama. Pa ndonjë pajtim, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një maratonë takimesh në Bruksel (26 tetor).

Lexo edhe :  Mbledhja urgjente, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi pas takimit se Kosova dhe Serbia nuk kanë pasur gatishmëri për pajtim në Bruksel rreth propozimit të ri evropiano-amerikan lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u është prezantuar palëve më 21 tetor.

Sipas Qeverisë së Kosovës, Kurti përsëriti se është i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pala tjetër nuk është.

Nga ana tjetër, Vuçiç tha se ‘Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë e Kosovës – hapa që, në njëfarë mënyre, i kërkon Marrëveshja Bazë’./   S.M

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV