“TimeOut”: Vlora ndër destinacionet në trend për t’u vizituar në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ajo kohë e vitit kur ne jemi të bombarduar me lista se ku të udhëtojmë në 2024. Sigurisht, ne kemi idetë tona, por Booking.com sapo ka publikuar parashikimet vjetore të udhëtimeve për vitin e ri, bazuar në anketimin e 27 000 udhëtarëve në 33 vende të ndryshme!

Turistë të qyteteve të ndryshme dhe ekspertë vendas u morën në pyetje për të renditur destinacionet më të mira për argëtim, ushqim, kulturë dhe komunitet në 2024, shkruan në një artikull gazetarja Liv Kelly, të botuar në të përditshmen angleze “TimeOut”.

Parashikimet u bazuan në sjelljet e udhëtarëve, kërkesat e tyre për të udhëtuar dhe synuar destinacionet me klimë më të ngrohtë.

Agjencia më e madhe e udhëtimeve online, me qendër në Amsterdam e ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më në trend për të vizituar në vitin 2024.

Hulumtimi i Booking.com parashikon se Vlora, një qytet bregdetar në Shqipëri, është destinacioni kryesor për të kaluar pushimet në vitin 2024.

E vendosur në një shtrirje më pak të njohur të Adriatikut, qyteti i Vlorës u ofron udhëtarëve një ndërthurje ideale të plazheve të bukura me qytetin e gjallë dhe historik.

Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë kuzhinën vendase me produktet e freskëta të detit./S.M

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV