Muzhaqi: Thumana e Rilindur, epiqendër sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi në Thumanë aktivitete me temën “Sporti për Zhvillim, Thumanë”, me në qendër sportin për një të nesërme më të mirë.

Aktivitetet përfshin nga konferenca sportive me panele diskutime, tek panairi sportiv e më pas një koncert përmbyllës. Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Kryetarin e Bashkisë, Presidentin e KOKSH, shumë sportistë elitarë dhe federata pas konferencës, iu bashkuan argëtimit dhe lojërave sportive të mbi 1000 fëmijëve të Thumanës dhe zonave përreth.

Për ministren Muzhaqi, Thumana e rilindur është tashmë epiqendra e sportit.

“Thumana në lëvizje: Sport për një të nesërme më të mirë!  Rilindja e Thumanës dhe kthimi në një epiqendër sportive me panelet e diskutimit,  panairin sportiv, dhe koncertin pjesë e programit “Sporti për Zhvillim”. “ shprehet Muzhaqi duke shtuar “Ky është vetëm fillimi i shumë projekteve të bukura që na presin në vazhdim! Së bashku, do të shkruajmë një histori të re të mbushur me ëndrra dhe arritje!“

Thumana ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa sot është një zonë e rilindur dhe jo vetëm, është kthyer në qendrën e motorit të lëvizjes sportive në vend./e.t

Të fundit

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin...

Nuk i duam! Çfarë fshihet pas vendimit të Trump-it për të ndaluar udhëtimet nga 12 vende!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sqaruar më tej vendimin e tij për të ndaluar udhëtimet nga 12 vende drejt Shteteve të Bashkuara, përmes...

Dash Sula në Kuvend: Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit.Ai tha se Parlamenti është kthyer...

KAS merr vendimin: Kutitë e Tiranës do të hapen, votat do të rinumërohen

Të gjithë Qendrat e Votimit të Qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Kërkesa e PD u rrëzua me shumicë votash nga anëtarët e KAS,...

Takimet e vizave/ Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të bëhet aplikimi

Qytetarët që aplikojnë për vizë amerikane tashmë mund të përdorin një platformë të re, më të thjeshtuar dhe efikase për të planifikuar dhe përshtatur...

Lajme të tjera

Web TV