Grushtet në Kuvend/ Elezi: Opozita nuk e beson dot as veten e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi komentoi sherrin e deputetëve në seancën e djeshme në Parlament.

Ai tha se në Kuvend ka kohë që ka degraduar debati dhe për këtë janë përgjegjëse të gjitha palët. Ai shtoi se opozita sot nuk ka kredo politike dhe as besim tek qytetarët në lidhje me aksionet që ata marrin.

Sipas tij, detyra e deputetëve është të përplasin idetë për ligjet, por jo të tregojnë muskujt para shqiptarëve dhe të krijojnë skena dhune.

Sipas Elezit, opozita e ka emergjente t’u tregojë mbështetësve se si dilet nga rrethi vicioz ku kanë përfunduar dhe të heqin dorë nga akte që prodhojnë sherrnajë.

“Ky lloj debati në parlament ka degraduar me kohë. Debati I fokusuar tek ligji po humbet me kohën. Opozita në atë që thotë  nuk besoj se ka mbet njeri që i beson, sepse edhe ato nuk I besojnë fjalët e veta. Nuk kanë kredo politike. Nuk kanë çfarë bëjnë. T’u tregojnë demokratëve se si do dalin nga ky rreth vicioz.

I veprimeve të tyre të pakuptimta. Të dalësh edhe të mendosh se aksioni opozitar degradon në një sherr në Kuvend, kjo është e turpshme për opozitën”, tha ai./   S.M

Të fundit

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Lajme të tjera

Web TV