“Pati të plagosur”/ Gazetari jep detaje nga sherri ku u përfshi ish deputeti Mark Frroku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka folur për sherrin në Kepin e Rodonit ku janë arrestuar 8 persona mes tyre dhe ish deputeti Mark Frroku.

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se konflikti ësht ëmes Kishës Françeskane dhe banorëve që prertendojnë pronësinë mbi tokën dhe akuzojnë kishën për falsifikim të certifikatës së pronësisë.

I  ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi Artan Hoxha theksoi se konflikti është i vjetër ndërsa ka zbuluar si qëndron e vërteta e asaj toke.

Nuk di ndonjë pjesë të territorit të Shqipërisë, që të ketë perspektivë zhvillimi dhe të mos ketë përplasje të grupeve kriminale.

Kjo pronë, është gjithsej 5417 metra, por pozicioni i saj, ka dalje në det në krahun verior. Për këtë bëhet sherri. Pjesën tjetër e ka Kisha dhe e ka rrethuar, kjo toka është jashtë traut. Te kjo tokë që bëhet konflikti, banorët pretendojnë se e kanë marrë me 7501. Ndërkohë Kisha ka vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave dhe thotë është tokë e trashëguar e Kishës.

Kisha, për të kufizuar tokën, ka pajtuar ose angazhuar një kompani private. Kjo kompani private, është pronë e disa personave, besimtarë katolikë, përfaqësojnë komunitetin katolik. Në rastin konkret, kompania është AML grup. Tani është Mark Frroku dhe administratori është kushëriri i parë i Mark Frrokut, dyshohet se ky është personi që ka qëlluar me armë. Konflikti nuk ka nisur sot, ka vite që ndodh.

Para një muaj, ka vajtur policia dhe e ka lënë që derisa të vijë përgjigje nga Kadastra… Fshatarët pretendojnë se janë falsifikuar letrat në emër të Kishës dhe Kisha do t’ua shesë biznesmenëve për të ndërtuar resort. Kisha thotë e kemi marrë sipas ligjit. Para disa muajsh kanë shkuar të njëjtët njerëz për ta rrethuar. Prokuroria nuk e ka zgjidhur deri tani, as që ka të drejtë banorët dhe as që i takon Kishës Françeskane.

Pa u pritur përgjigje nga Kadastra, Kisha ka kontaktuar kompaninë dhe këta kanë ardhur për punime. Aty banorët e fshatit janë ngritur. Kjo duket si skenë e ngjashme me atë që ndodhi në Fushë Krujë.

Këtu është qëlluar edhe me pistoletë. Kërciti druri mes palëve dhe ka patur të plagosur. Janë arrestuar tetë vetë dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Mark Frroku thotë kam qenë aty si përfaqësues i kompanisë që na ka thirrur Kisha. Problemi është që ky është konflikt i vjetër dhe duhet të ishte zgjidhur.

Mark Frroku krijoi parti që quhej “Partia Kristiandemokrate” dhe vjen nga zonë katolike. Është sponsor i Kishës dhe me sa duket Kisha e ka përdorur, për të hequr shpenzimet nga vetja. Ai thotë kam vajtur për të bërë rrethimin.

Policia ka arrestuar katër nga një palë dhe katër nga krahu tjetër. Mark Frrokun e ka çuar me katër akuza dhe do të dalë për masë sigurie. Akuzohet për kanosje, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe prishja e qetësisë. Njëri nga banorët është edhe për plagosje të rëndë. Goditjen me armë e ka bërë administratori i kompanisë, ka qëlluar në armë”, tha Hoxha./ S.M

Të fundit

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim tjetri

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht...

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, Spiropali: Mesazh i fuqishëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, nga Parlamenti Europian,...

Shembjet në Theth/ Berisha: Krim i shëmtuar, janë kabina pa themel

Sali Berisha u ka dalë në mbrojtje banorëve të Thethit, të cilët protestuan sot kundër aksionit të prishjes së objekteve pa leje në zonë. Në...

Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë një ditë më parë në Britaninë e Madhe. Gjatë darkës shtetërore të organizuar nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla...

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi 172 të tjerë rezultojnë të...

Lajme të tjera

Web TV