KPK vendos me shumicë votash/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Blerina Muço

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Blerina Muço.

Vendimi për shkarkimin e Muços u mor këtë të mërkurë me shumicë votash.

Shkak për shkarkimin e saj u bënë shifrat e mëdha të parave në llogarinë e saj bankare.

Në momentin kur u dha vendimi për shkarkimin nga detyra të saj, ish-gjyqtarja nuk ishte e pranishme.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua disa ditë më parë, KPK njoftoi se i kishte kaluar Muços barrë prove mbi një pamundësi financiare në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse dhe atij në banesë, si dhe për mbulimin e shpenzimeve. Bilanci negativ, nga sa u relatua në seancë, rrjedh nga mungesa e vërtetimit të ligjshmërisë së një pjese të të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga konsulencat juridike dhe punësimi në disa kompani.

Muço e kundërshtoi gjetjen e KPK-së dhe tha se ajo binte në kundërshtim me jurisprudencën e Kolegjit.

Procesi i vetingut për gjytaren Muço  u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin./I.S

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV