Muaji nëntor me reshje të shumta/ Parashikimi i motit për ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e parë e muajit nëntor, duket se ka nisur me temperatura më të larta, krahasuar me vitet e kaluara.

Merceologia Anira Gjoni nga IGJEUM, në një komunikim për MCN live, tha se nga dita e nesërme priten ulje të temperaturave me 3 °C.

“Presim që nga dita e nesërme të kemi rënie te temperaturave, pasi presim që ne bregdet ato të zbresin, minimalja në 16°C- max në 20 °C. në vendet e ulta 13°C-19°C dhe në vendet malore min 9°C-max 13°C

Është një rënie prej 2-3 gradësh të vlerave maksimale dhe minimale të temperaturave.

Janë vlera të nëntorit që krahasuar me nëntoret e viteve të kaluara, janë dikur 2 °C mbi normalen shumëvjeçare historike që do duhej të ishte muaji nëntor”, tha sinoptikanja.

Sipas Gjonit, muaji nëntor do të karakterizohet me një muaj të ngrohtë por me shtim të reshjeve të shiut.

“Gjatë natës së mbrëmshme kemi pasur reshje të shiut në disa zona. Presim që nesër të kemi reshje të dobëta shiu dhe lokale, kurse rikthimi i reshjeve pritet të premten që do të jenë më të theksuara deri në mesatare në qarkun e veriut dhe jugut.

Nëntori do të jetë kryesisht muaj i ngrohtë siç  ka qenë edhe tre vitet e kaluara por këtë radhë do të jetë me shtim të reshjeve të shiut”, është shprehur Gjoni./e.t

Të fundit

Dortmund dhe Milan, dy klubet ku Bayern po gjurmon për blerjen e kushtueshme të verës

Bayern ka marrë dy refuzime deri tani: Florian Wirtz dhe Nico Williams. Bavarezët duhet të gjejnë urgjentisht një sulmues...

Gallata e rinumërimit: PD hesht, PS leh si qen kazanësh!

NGA MYSLIM MURRIZI Po shoh që PS ka “kundërshtuar” vendimin e KAS-it për mosnjohjen si të vlefshme të votave për kandidatët, ku shenja votuese nuk...

Chelsea largon Brojën për një 19-vjeçar, sulmuesi kuqezi nuk ia del

"Football Express" raporton se Chelsea po mendon të "sakrifikojë" Armando Brojën për të arritur te Jorrel Hato, 19-vjeçari i Ajax-it, i cili konsiderohet si...

Këshillë për militantët e Berishës: Gjeni një punë në privat! PD është biznes i Saliut

NGA DRITAN HILA - Ka një sinqeritet naiv në shprehjet e opozitarëve të thjeshtë, çka ishte edhe shkaku kryesor i humbjes. Shprehja e famshme...

Njoftim me rëndësi: këto zona në Durrës do kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, të raportuara...

Lajme të tjera

Web TV