Shqipëria në vendnumëro kundër informalitetit në punësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po qëndron në vendnumëro, referon studimi për ecurinë e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor që u krye së fundmi nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, informaliteti në tregun e punës ka pësuar rënie graduale vit pas viti, në 12-13% të totalit të punësimit më 2021 nga 22% që ishte në vitin 2014.

Më një aksion në vitet 2015 -2016 Shqipëria e uli disi informalitetin në tregun e punës, duke e çuar treguesin në 35% nga më shumë se 50% që ishte në vitin 2014.

Grafiku i ekspertëve të Vjenë tregon se që nga viti 2017 dhe deri më 2021 nuk ka më asnjë përmirësim, përkundrazi ka tendencë të lehtë në rritje të informalitetit në tregun e punës.

Ekspertët e Vjenës cilësojnë se punësimi informal ka vazhduar të bjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor në 2021.

Vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia publikojnë zyrtare të dhënat për punësimin informal, të llogaritura nga Anketa e Forcave të Punës, duke përfshirë personat e vetëpunësuar në bizneset e paregjistruara, punëtorët me pagesë pa kontratë dhe punëtorët e papaguar të familjes.

“Në dekadën e fundit, informaliteti ka prirje në rënie në të tre vendet, por vitet e fundit zhvillimet kanë qenë të ndryshme.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, punësimi informal ra si në vitin 2020, ashtu edhe në vitin 2021, ndërsa në Shqipëri ngeci.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kishin të ngjashme nivelin e punësimit informal (rreth 12-13% e totalit), ndërsa në Shqipëri, pesha ishte e konsiderueshme më e lartë (37%)” , theksohet në studim.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Papunësia mbetet një problem i madh për të rinjtë në rajon. Në vitin 2021, papunësia e grupmoshës (15-24) vjeç ishte mbi 25% në të gjitha vendet dhe deri në 38% në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Që nga pandemia, grupmoshat e ndryshme në rajon kanë dëshmuar tendenca të ndryshme në dinamikat e papunësisë. Në Kosovë dhe Serbi, shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm tek të rinjtë (15-24 vjeç), ku Kosova pati rënie mbresëlënëse prej 11.4 pikë për qind.

Në të kundërt, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, përmirësimi më i dukshëm u vu re në moshën e mesme, por jo për të rinjtë.

Në Mal të Zi, i vetmi grup që përjetoi rënie të papunësisë ishin të moshuarit (55-64 vjeç), ndërsa të rinjtë panë një rritje prej 12 pikë përqindje në shkallën e tyre të papunësisë./MONITOR/    S.M

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV