Kulluri: Deputetët e PD-së s’janë votuar për të bërë avokatin e Berishës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Edvin Kulluri, thotë se deputetët e PD-së nuk janë zgjedhur për të bërë avokatin e Sali Berishës.

‘Rithemelimi po studion në Biblotekën Kombëtare dosjen e klubit Partizani dhe bëjnë mbrojtje nëpër TV. Nuk janë votuar të bëjnë avokatin e Berishës. Kanë shkuar në parlament për të bërë politikë. Të çojnë ligje alternative.’- tha Kullurii.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Kulluri komentoi edhe aksionin e dhunshëm të deputetëve të Rithemelimit.

‘Ky nuk është parlament! Tensionimi është i panevojshëm dhe dhuna po bëhet për të tërhequr protagonizmin drejt Rithemelimit. Janë çështje që nuk kanë të bëjnë me interesin publik. Nuk është hera e parë që PS refuzon komisione hetimore. ’- u shpreh Kulluri.

Kulluri tha se PD nuk është dakord me këtë qëndrim të Rithemelimit.

‘Ne nuk kemi qenë dakord me bllokimin e Kuvendit me bilbila. Kemi qenë kundër grevës së urisë. Nuk di se çfarë mesazhi marrin qytetarët. Problem i Berishës, është se nëse ti bie dakord me Berishën je demokrat, nëse nuk je në krah të Berishës je armik. Basha ka qenë njeriu që është mbështetur nga Berisha si kryetar partie he çuditërisht u shndërrua në armikun më të madh, pas shtatorit të vitit 2021. Janë burokratë nuk janë politikanë. Bardhi bën skena qesharake. Ka ndërruar mendje Bardhi. Sot mendon të kundërtën pa na thënë arsyen.’- tha Kulluri./e.t

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV