Shkenca ka folur: Muzika funksionon si ilaç qetësues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është hera e parë që shkenca e përshkruan muzikën si “ilaçin e shpirtit”. Tani, një studim i ri hedh dritë mbi vetitë shëruese të muzikës, të cilat lidhen edhe me dhimbjen fizike. Prandaj, studimi, i botuar në revistën Frontiers in Pain Research, zbuloi se muzika e preferuar e secilit pacient reduktoi ndjeshëm shqetësimin, ndërsa rrit aftësinë e tyre për të përballuar dhimbjen fizike.

Ekipi hulumtues testoi 63 pjesëmarrës të shëndetshëm duke ngrohur një zonë në krahun e tyre të majtë. Gjatë procedurës, pjesëmarrësit mund të dëgjonin dy nga pjesët e tyre të preferuara ose muzikë relaksuese ose zhanre të përziera të muzikës ose heshtjes. Në fund të procesit të kërkimit, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin intensitetin dhe ndjesinë e dhimbjes që ndjenin.

Sipas gjetjeve, pjesëmarrësit e vlerësuan dhimbjen si rreth katër pikë më pak intensive në një shkallë prej 100 pikësh, por edhe rreth nëntë pikë më pak të pakëndshme, kur dëgjonin muzikën e tyre të preferuar.

Nga ana tjetër, autori kryesor i hulumtimit, tha: “Ne zbuluam se lloji i preferuar i muzikës së të gjithëve reduktoi ndjesinë e dhimbjes me rreth një pikë në një shkallë 10-pikëshe. Ky është një reduktim i konsiderueshëm, të paktën po aq i fortë sa ai i siguruar nga marrja e një qetësuesi. Muzika që krijon emocione të forta mund të ketë një efekt edhe më të fortë”./I.S

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV