Kishim kohë që e prisnim, Whatsapp vjen me një super ndryshim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekje për të përmirësuar më tej përvojën e përdoruesve, WhatsApp ka prezantuar një përditësim të ri përmes programit testues beta, duke i lejuar përdoruesit të bëjnë “pin” mesazhe në biseda dhe grupe.

Opsioni i ri do ta bëjë të lehtë gjetjen e mesazheve të caktuara, pasi mesazhet pin do të shfaqen në krye të bisedave.

Mundësia për të bërë pin mesazhet do të jetë e disponueshme si për bisedat individuale, ashtu edhe për ato në grup, dhe mund të aksesohet thjesht duke zgjedhur mesazhin e dëshiruar dhe shfaqet një opsion që i kërkon përdoruesit kohëzgjatjen për të cilën mesazhi duhet të bëhet pin.

Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Për momentin, opsioni është i kufizuar dhe i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.

Për sa i përket prakticitetit, veçoria do të jetë veçanërisht e dobishme në bisedat në grup, ku mund të përdoret për të bërë njoftime duke i lejuar anëtarët të kenë akses lehtësisht në përditësime dhe mesazhe të rëndësishme që janë të vendosura pin./   S.M

Të fundit

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV