Mishi ndër 20 mallrat më të importuara në 7-mujorin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Produktet ushqimore ishin në mesin e 20 mallrave më të importua në vend gjatë 7 mujorit 2023, sa i përket vlerës.

Doganat arkëtuan nga tarifat e importit të ushqimeve rreth 8 miliardë lekë në janar-korrik të këtij viti, shumë kjo sa 10 për qind e totalit te të ardhurave doganore të grumbulluara në këtë periudhe.

Bilanci i tregtisë me jashtë për ushqimet u përmirësua këtë vit, por importet në disa artikuj kanë pësuar rritje të mprehtë. Gjatë 7-mujorit 2023 importet e ushqimeve në vlerë ishin 2,3 herë më të larta se eksportet, ndërsa në të njëjtën periudhe të vitit 2022 ky raport ishte 2.9.

Por teksa në bazë vjetore importet e drithërave dhe sheqerit u ulen, produkte të tilla si mishi, bulmeti, birra dhe ushqimet e përpunuara shënuan rritje të mëtejshme nga kërkesa më e lartë që erdhi si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive ne turizëm.

Psh ushqimet ishin produkti i pestë më i importuar për nga vlera këtë vit, prej të cilave doganat arkëtuan 3,4 miliardë lekë në formën e tatimeve dhe tarifave.

Për nga vlera e taksave që paguhen në doganë, karburantet erdhën të parat me rreth 26,2 miliardë lekë, ose sa 22 për qind e të ardhurave doganore në këtë periudhë. Cigaret janë produkti i dytë më i importuar për me rreth 15,4 miliardë lekë ose 12,6% e totalit te të ardhurave doganore gjatë 7-mujorit 2023.

Duhani është një produktet më të tregtuara globalisht për shkak të përdorimit të gjerë në të gjithë popullsinë e botës. Në vitet 1980 Shqipëria prodhonte 18-20 mijë tonë duhan në vit, sasi kjo gati katër herë më e madhe se konsumi vjetor aktualisht.

Vendi ynë ka një klimë të mirë për kultivimin e kësaj bime për të ulur varësinë e importeve të shtrenjta, mirëpo disa strategji që kanë ndërmarrë qeveritë gjatë tranzicionit nuk kanë qenë të suksesshme. Aktualisht prodhimi i duhanit është 1200-1400 tonë në vit dhe zakonisht përdoret për vetë- konsum.

Lexo edhe :  Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

Importet po rriten edhe në disa produkte ushqimore si birra edhe pse vendi ka shumë njësi dhe fabrika të prodhimit të birrës në vend. Rritja e kostove të brendshme i ka bërë fabrikat shqiptare jo konkurruese me produktet e importit. Importet e janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, rritje që vazhdoi edhe me 2023.

Rritja e importeve të mishit po nxitet nga kriza që po kalon sektori i blegtorisë, ku numri i kafshëve po shënon rënie të shpejtë, teksa kërkesa është në rritje nga turizmi, duke qenë se kuzhina shqiptare tradicionale ka bazë mishin.

Frutat dhe primet vijojnë të grupi më i importuar në vend edhe pse prodhimi vendas në sera dhe zinxhirët e grumbullimit dhe përpunimit janë përmirësuar. Prodhimi vendas i cili në një pjesë të madhe po destinohet për eksport po lë gjithnjë e më shumë vend bosh në tregun e brendshëm, hendek që po plotësohet nga importi./Monitor/   S.M

Të fundit

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një kërcënim i ri mbi qytetet...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

Lajme të tjera

Web TV