Në planet e fundjavës “ruani një vend” dhe për çadrën/Ja si do jetë moti ditët e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë reshje dhe temperatura më të ulëta pritet të na shoqërojnë këtë fundjavë.

Sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që reshjet të nisin që pas mesditës së ditës së sotme dhe të vazhdojnë me intensitet të lartë në mbrëmje dhe ditën e shtunë. Përsa i përket së dielës, pritet që të kemi dobësim të reshjeve, megjithatë temperaturat do të ulen pasi do të mungojë rrezatimi diellor.

Lajda Porja: Pritet që të kemi një përkeqësim të motit. Shqipëria pritet të përkeqësojë kushtet e motit duke filluar që sot pas mesdite.

Reshjet si fillim do të nisin në veri dhe më pas do të zbresin gradualisht duke sjellë shira intensivë, që priten pas ditës së sotme, edhe shtuna do të ketë reshje intensive duke sjellë probleme në disa qarqe, si Shkodër, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës.

Të gjithë zonat e Shqipërisë do të marrin reshje me sasi të konsiderueshme, duke filluar që sot pas mesditës dhe të paktën deri ditën e dielë ku do të ketë dobësim të reshjeve. Pritet që reshjet të bien nga 50 deri në 85 milimetra përgjatë këtyre orëve që janë jo më shumë se 24 orë ku është një sasi e konsiderueshme në një kohë shumë të shkurtër.

Parashikohet të kemi stuhi të forta ere. Era do të mbetet e fortë deri paraditen e së dielës. Situata më problematike është sonte, pasdite, në mbrëmje dhe e gjithë dita e shtunë në të gjithë qarqet e Shqipërisë.

Problematike temperaturat do të jenë gjatë ditës së nesërme, sot nuk presim të kemi probleme me temperaturat, është një ditë e ngrohtë sot, ndërsa nesër do të ketë 5 deri në 6 gradë rënie temperaturash. E shtuna do të ketë jo më shumë se 19 gradë, duke qenë se do të kemi vranësira dhe reshje, do të mungojë rrezatimi diellor.

Kjo fundjavë e paqëndrueshme, me shumë reshje, madje pretendohet që në disa zona të plotësohen kuotat mujore në vetëm 24 orë edhe pse jemi në datën 3 Nëntor./    S.M

Të fundit

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth...

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë. Ekipi i...

“Mbylle gojën dhe hetohu”/ Kokalari sulmon Malltezin: Ti dhe familja jeni arsyeja…

Edhe pse prej më shumë se një viti është në arrest shtëpie, për shkak se akuzohet për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ndjek me vëmëndje...

Aulon Kalaja: KQZ pranoi të më japë pamjet filmike të numërimit të votave

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i cili nuk arriti ta fitonte dot mandatin pas përfundimit të numërimit të...

Ngjela: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë!

Situata penale e Sali Berishës rëndohet nga dita në ditë, ku pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, me rezultatin më të...

Lajme të tjera

Web TV