Qent sulmuan 84-vjeçarin/ Policia arreston pronarin e Pitbullit në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga një nga pronarët e dy qenve të llojit pitbull, që sulmuan të moshuarin ditën e djeshme në Durrës.

44-vjeçar me iniciale A.L,. akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Njoftimi:

Braktisi qenin e tij Pitbull, i cili sulmoi në rrugë dhe dëmtoi një 84-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një 84-vjeçar që ishte sulmuar në rrugë, nga qen të llojit Pitbull, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./e.t

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV