Stuhia “Ciara” prek dhe Shqipërinë ja cfare pritet te ndodhe me motin sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia ‘Ciaran’ e cila ka prekur shumë vende të Europës do të prekë edhe vendin tonë. Duke nisur nga mesdita e të Premtes, kushtet e motiti do të përkeqësohen ndjeshëm. Fillimisht reshjet do të nisin në veri të vendit ndërsa në mbrëmje do të vijojnë në rajonin qendror dhe në jug, duke sjellë probleme në disa qarqe.

Kemi qarkun e Shkodrës, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës. Të gjithë zonat e Shqipërisë do të marrin reshje me sasi të konsiderueshme, duke filluar që sot pas mesditës dhe të paktën deri ditën e Dielë ku do të ketë dobësim të reshjeve. 

Niveli i reshjeve në këto qarqe sipas sinoptikanes, për vetëm 24 orë do të arrijë deri 50 mm shi, ndërkohë që temperaturat do të ulen ndjeshëm të Shtunën.

E Shtuna do të ketë jo më shumë se 19 gradë, duke qenë se do të kemi vranësira dhe reshje, do të mungojë rrezatimi diellor. Kjo fundjavë e paqëndrueshme, me shumë reshje, madje pretendohet që në disa zona të plotësohen kuotat mujore në vetëm 24 orë.”

Veç reshjeve intensive të shiut problem do të jetë edhe era e fortë.

“Stuhi të fdorta ere, do të kemi erë që kalon 70-75 km/h duke sjellë probleme dhe sidomos në trafikun detar. Do të thoja që era do të mbetet e fortë deri paraditen e të Dielës.”  

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër pritet të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat e ajrit pritet të jenë jo më shumë se 20 gradë Celsius./   S.M

Të fundit

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Lajme të tjera

Web TV