“I kërkoj falje tim biri”/ Luftoi me kancerin, gazetarja e njohur rrëqeth me historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në “Pasditja ime”, gazetarja Edlira Birko, në një rrëfim të ndjerë, tregoi përjetimet e saj.

Teksa kujtoi fëmijët, ajo nuk i mbajti dot lotët, ndërsa i kërkoi falje të birit sepse në një moment dobësie, i kishte thënë se nuk do t’ia dilte.

“Fëmijët e mi e përjetuan shumë keq dhe unë nuk mund të hidhja vështrimin edhe te familja sepse ata e vuajnë dy herë më shumë. Unë i kam lejuar të mi shohin lotët, por në mëngjes jam ngritur jam krehur dhe kam shkuar në punë, kam bërë nga 2 apo 3 punë. Por për një gjë dua t’i kërkoj falje tim biri.

Një herë kam qenë keq dhe kam vendosur kokën në gjoksin e tim biri dhe i thash ‘më duket se mami nuk do ja dalë’. Ky është pengu im më i madh në jetë sepse një prind nuk duhet t’ia thotë fëmijës së tij këtë”, u shpreh Birko.

Po ashtu ka treguar historinë e saj edhe moderatorja Rezarta Reçi, ku thotë se ajo u përpoq që të mos e humbte optimizmin.

“Më thanë që ishte një luftë që duhej ta bëja vetë. Më detyruan edhe me ëmbëlsi dhe instinktivisht zgjodha të mos ia vija veshin kimiove, sëmundjes që kisha, mendoja sikur nuk ekzistonte.

Çdo mëngjes zgjohesha. i kam provuar të gjitha, me flokë, pa flokë, por nuk e hoqa kurrë buzëqeshjen. Miqtë më kanë qëndruar shumë pranë. Nuk u flisja kurrë dhe nuk më flisnin kurrë për sëmundjen.

Bënim biseda sikur nuk ekzistonte. Pastaj natën me celular fillova të shkruaja dy romanet e mia dhe mendoj se bëra shumë mirë që i kam hedhur ato mendime të trishta që më kapnin gjatë natës dhe ishin të vërteta, dhe ky grup mbështetës më merrte në telefon. Të gjithë këtyre miqve u jam mirënjohëse pa përjashtim”, tregoi moderatorja./   S.M

Të fundit

Ja kujt nuk ia jap votën time

Artan Fuga Kujt i jap votën time? Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me...

Keisi dhe Stresi konfirmojnë ribashkimin: Dashuria jonë është pa kushte

Nga lart duket si një telenovelë latine e viteve 2000: dashuri e zjarrtë, ndarje të bujshme, akuza e ribashkime që nuk vijnë kurrë pa...

Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?/ Kjo është fushata më dobët në 35 vjet

Juristi Kreshnik Spahiu foli këtë të premte për atmosferën e “vakët” në takimet elektorale që zhvillojnë partitë në Shqipëri. “Kjo është fushata e karrigeve. Karriget janë...

“Huffington Post”/ Shqipëria, zgjedhja perfekte për pushime

Gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota po vizitojnë “vendin më të lirë në Evropë” për plazhet e tij parajsore dhe çmimet...

“Profecia” për Papën e ri/ Fqinji i kishte thënë: Do jesh Papa i parë amerikan

Kur Robert Prevosti ishte në klasën e parë, një nga fqinjët  e tij i kishte thënë atij se ai do të ishte Papa i...

Lajme të tjera

Web TV